
Dashnor Dosti: Ç’më kujton kjo foto?!…
Dashnor Dosti
Kjo foto e vendosur në fasadën kryesore të shkollës së Koprënckës në ndërtuar në vitet 1980 të shekullit të kaluar, veç të tjerash, të punës sime aty, kujton edhe vitin 1908, vit kur u hap e para shkollë shqipe në Skrapar, që, siç dihet, ky fat i takoi Koprënckës, falë kontributit të Hasan e Abdullah Koprënckës dhe, sigurisht edhe të Xhelal bej Koprënckës, firmetarit të Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.
Pas 4 viteve të “stazhit” në Staraveckë, më 1 shtator 1988 kthehem në Koprënckën time, ku shërbeva për 11 vjet.
Kanë qenë vitet më të vështira të karrires time. Ishtë shumë e vështirë të ishe mësuesi i kushërinjve të tu, i komshinjve të tu dhe i bashkefshatarëve të tu.
Ne Staravecke për banorët e atij fshati unë kisha vetëm statusin e mesuesit dhe të mikut të gjithesecilit, por këtu ishte ndryshe.
Nëse në Staraveckë pyetjes se kush është mësuesi i matematikes i përgjigjeshin që është një djalë nga Koprencka, ndërsa këtu në Koprenckë, përkundrazi, të njëjtës pyetje fillimisht i përgjigjeshin duke thënë se është djali i Jaupit.
Koprencka nuk të toleronte kollaj si mësues. Mbase edhe për shkak të historisë dhe kërkesave të larta.
Vite më pare kishin shërbyer me sukses mësues të shquar si Murat Dyrmishi, Lazër Shahini, Neshat Dyrmishi, Silva Dyrmishi, Resmi Dosti, Mitro Kuci, Violeta Mehmeti, Natasha Gjyzari, Engjellushe Matuka, Astrit Proko, Harilla Meniko, Myftar Dyrmishi, Selman Hoxha, Përparim Kaci, Taip Kaci e shumë të tjerë dhe, të ngriheshe në nivelin e tyre, ishte e vështirë.
Gjej rastin të permend me respekt edhe disa prej kolegëve me të cilët punova në ato vite si, Myrteza Dosti, Besnik Kaci, Hasan Gërmenji, Adem Pepa, Anila Hajdini, Martir Dyrmishi etj.
Kthimi në Koprënckë përkon me ndërtesën e re të shkollës, e cila, për fat të keq sot është rrënuar plotësisht.
Ndjej keqardhje që një histori kaq e madhe po humbet nën gërmadha.
E postoj këtë foto sepse me duket sikur shkatërrimit të një fshati që po shuhet, më shumë se çdo gjë, përpiqet t’i rezistojë ky punim i bukur artistik i realizuar nga duart e mjeshtrit Luan Hoxha.