
Sefedin Çela: Kur flasin Orakujt, është si të flasë Ai lart, në Çukën e Tomorrit!
E quaj nderim për Polenën e Galinën, që zëdhënësi në tokë e miku i hershëm Zylyftari këtë postim e ndan me më shumë miq e bashkëpatriotë se sa kam unë në fb!
Më duket sikur ka mbërritur në fshat zarfi i atyre letrave të gjata që i nisja shtëpisë nga malli, konvikteve ku ndiqja shkollën.
Ato letra i shkruaja për veten, pa qenë i sigurt në mbërrinin apo jo, pa pritur përgjigje.
Tani, sërish si i vogël, në vend të zarfave përdor fb për të shuar mallin.
Ja, më vijnë në ndihmë edhe Orakujt e Tomorrit!
Po e ndaj sërish mallin…
Orakujt duhen dëgjuar e nderuar!