Krijohet në Grand Blue FAFA organizata jofitimprurëse “Vatra e Artistëve”  

Krijohet në Grand Blue FAFA organizata jofitimprurëse “Vatra e Artistëve”  

 

 

Në një nga mjediset e Kompleksit turistik Grand Blue FAFA, nën kujdesin e administratorit të këtij kompleksi, Fatos Çerenishti dhe dy artistëve të njohur, regjisorit Leka Bunga dhe Bujar Kapexhiu dhe me pjesëmarrjen e 100 artistëve të të gjitha degëve dhe zhanreve të artit, është krijuar shoqata  “Vatra e Artistëve”, një organizëm i ri jofitimprurës i cili do të funksionojë në bazë të një programi të veçantë me një mori veprimtarish, por edhe si një vend krijimtarie, festiv dhe relaksi për artistët nga muaji shtator deri më 1 qershor të do viti.

 

 

“Jam shumë i gëzuar që sot arritëm atë që kishim nisur që para një viti me miqtë e mi artistë, krijimin e këtij organizmi të ri, që do të ketë si rezidencë dhe qendër të veprimtarisë së saj mjediset e FAFA –s. Personalisht ndihem mirë që po vë një tullë në respekt të vepres së artistëve dhe të kulturës shqiptare” – tha ndër të tjera Fatos Çerenishti.

 

 

FAFA është pa diskutim dhe pa mëdyshje një brand, një markë e vërtetë e e shërbimit turistik, unik dhe i pakrahasueshëm në Shqipëri, jo vetëm pse aty gjen gjithçka bashkëkohore, klas, luks, art, përsosmëri, porse aty gjen atë që rrallë e gjen gjetkë, dimensionin human, ngrohtësinë, dashamirësinë, derën dhe zemrën e hapur për të gjithë të një shtëpie tipike mikpritëse shqiptare.

 

 

Është e tillë kjo shtëpi sepse administrohet nga një njeri me cilësi të veçanta njerëzore, kavalier i vërtetë, filantrop, mecenat arti dhe besimtar religjioz, siç është Fatos Çerenishti.

 

 

FAFA e ka mbajtur derën hapur në të mira dhe në vështirësi. Ajo jo vetëm një herë ka hapur dyert për njerëzit në nevojë. Nuk harrohen ditët e Tërmetit apo të Covid 19, ku në këtë kompleks u strehuan për muaj të tërë me fjetje, ushqim e argëtim qindra njerëz. Nuk harrohen veprimtaritë bamirëse të shoqatave të njerëzve me aftësi ndryshe që zhvillohen këtu herë pas here.

 

 

Nuk harrohet ajo që bën Fatos Çerenishti për vëndlindjen e tij, për mësuesit e Skraparit që mblidhen e festojnë çdo 7 Mars këtu, në mjediset e FAFAS, apo shoqata “Tomorri” Durrës, që e ndez dhe e gjallëron FAFA-n herë pas here me veprimtaritë e saj mbresëlënëse.

 

 

Mirënjohje, Fatos Çerenishti!

 

 

 

 

Orakujt e Tomorrit