Çeta e Plakë Skraparit, ndër shkëndiat e para të luftës partizane

Çeta e Plakë Skraparit, ndër shkëndiat e para të luftës partizane

 

 Çeta e Plakë e Skraparit, e dyta pas asaj të Pezës, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi aty zë fill organizimi ushtarak i popullit në luftë dhe rezistenca merr formën e saj më të organizuar në Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Është kjo arsyeja që ajo ka rëndësi dhe ka zënë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë.

 

 

 

Çeta e Skraparit u formua në Kulmak të Tomorrit më 14 mars të vitit 1942. Në krye të saj u vu një figurë popullore, Mestan Ujaniku dhe komisar Gjin Marku.

 

 

 

Që nga krijimi në mars dhe gjithë prillin e vitit 1942 çeta veproi në zonën e Nahijes së Beratit, në Roskovec dhe pjesërisht në Mallakastër për të ndihmuar në krijimin e bazave të luftës për një rezistencë aktive. Aksionin e parë çeta e regjistron në qershor të vitit 1942 kundër një grupi karabinierësh në Shtyllë të Korçës.

 

 

 

Në korrik të vitit 1942 çeta operon në fshatrat e Kolonjës, në Butkë, Qafëzës, Kozel, Rehovë, Selenicë të Pishës, Qinam, Qesarakë dhe Lubonjë,  ku takohet me Xhaferr Lubonjën. Por beteja që shënon fitoren më të bujshme dhe më të rëndësishme është çarmatosja e milicëve fashistë në Mëlovë më 30-31 gusht të vitit 1942.

 

 

 

Një tjetër fitore që pati rëndësi kombëtare, por edhe që bëri bujë në atë kohë, ishte çlirimi i Çorovodës më 5 shtator 1942.

 

 

 

Pas kësaj fitoreje “Zëri i Popullit” i atyre ditëve shkruan: “…ia mbërrin patrioti Mestan Ujaniku dhe shokët e tij trima dhe çeta partizane e udhëhequr prej zemërluanëve, Mestan e Gjin, filluan luftën e lavdishme, luftën e çlirimit të atdheut dhe fshatrat e Mallakastrës e të Skraparit dhe kodrat e malet buçitën.

 

 

 

Ka një korrespondencë të gjatë të administratës së atëhershme nga qendra në bazë që tregon bëmat e Mestan Ujanikut dhe çetës së tij, por edhe tmerrin që i kish kallur ai armikut.

 

 

Mbi bazën e kësaj çete u formuan çeta të tjera, të cilat më vonë u shkrinë në formacione të tjera partizane, Mestani emërohet komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit, ku komisar i këtij shtabi ishte Kahreman Ylli, ndërsa partizanët e tjerë u shpërndanë nëpër formacionet e tjera  partizane, si në Brigadën e 7 Sulmuese dhe në brigada të tjera.

 

 

 

25 luftëtarët e parë të ditës së krijimit

 

 

  1. Mestan Ujaniku – komandant
  2. Gjin Marku – komisar
  3. Xhemal Ujaniku
  4. Sabri Ujaniku
  5. Sulo Graded
  6. Haziz Dalipaj
  7. Merko Mahmutaj
  8. Asllan Kapinova
  9. Syrja Gremshi
  10. Orhan Frashëri
  11. Hajdar Krushova
  12. Muharrem Trebla
  13. Kamber Cerova
  14. Dake Kadiu
  15. Bajram Radeshi
  16. Xhevit Struga
  17. Bektash Melova
  18. Ramis Aranitasi (Hero i Popullit)
  19. Dhori Karagjozi
  20. Minella Bulka
  21. Qimio Petro
  22. Hysni Rusi
  23. Mazllëm Kalemi
  24. Muharrem Haxhiu
  25. Shkëlqim Zaloshnja