Është identiteti ynë, është e kaluara dhe e ardhmja jonë!…

Është identiteti ynë, është e kaluara dhe e ardhmja jonë!…

 

Poliçani nuk është një emër që fshihet me një firmë në letër, nuk është një dosje që mbyllet në një tavolinë

 

Poliçani nuk mund të jetë një emër që mund të zhduket në heshtje

 

 

 

Poliçani është jetë.

 

Është sakrificë.

 

Është histori.

 

 

Histori e shkruar me mund, me djersë, me dinjitet dhe me gjakun e njerëzve të tij punëtorë.

 

 

Sot po kërkohet të na merret ajo që na përket – identiteti ynë.

 

 

 

Na thuhet “reformë”. Për çfarë shërben kjo reformë?

 

 

Për shpopullim!?

 

Ku është zhvillimi?!

 

“Shkatërrim”?!

 

Ku është rinia, ku janë vendet e punës?

 

 

Uzina e Armëve, premtim bosh!…

 

 

Ku janë shërbimet që na u premtuan?

 

 

Për një mjek specialist shkojmë larg, për një rezonancë duhet të presim me muaj dhe duhet të ikim me ilometra larg, në Elbasan.

 

 

Për një pasaportë udhëtojmë me orë të tëra larg…sepse shërbimi nuk ofrohet në qytetin tonë!…

 

 

 

Dhe tani kërkojnë edhe të na shuajnë si Bashki, kjo nuk është reformë, është kthim pas…

 

 

Centralizimi i shërbimeve duke e ndërvarur Poliçanin, nuk është zgjidhje, por një problem i ri dhe po aq i vjetër, pasi ne e vuajtëm për shumë vite vartësinë e qytetit tonë nga Skrapari.

 

 

Kjo lloj qasjeje na kujton një periudhë që mendonim se e kishim lënë pas, atë të komunizmit, kur qytetarët detyroheshin të udhëtonin për çdo dokument apo shërbim bazë, orvateshin me orë të tëra dhe nuk gjenin zgjidhje.

 

 

Sot, në vend që të afrohen shërbimet pranë qytetarëve, vendime të tilla administrative po i largojnë ato.

 

 

31 km distancë mund të duken pak në hartë, por në realitet përkthehen në kohë të humbur, kosto shtesë dhe vështirësi për qytetarët sidomos për të moshuarit, familjet në nevojë apo ata pa mjete transporti.

 

 

Dhe për më tepër kur kjo distancë shoqërohet me një rrugë të amortizuar, situata bëhet edhe më e rëndë.

 

 

Si mund të dalim dhe kundra Zotit, ashtu siç thoshnin dhe të parët tanë ,”Uji i lumit rrjedh poshtë…A mund t’a kthejë njeri lart?!”

 

 

Një bashki që funksionon nuk ka pse të prishet. Poliçani është dëshmi që shërbimet mund të ofrohen mirë edhe në nivel lokal.

 

 

Reformat e vërteta nuk bëhen duke i marrë pushtetin komuniteteve, por duke i forcuar ato. Nëse një bashki funksionon, ajo duhet të mbështetet – jo të shuhet.

 

 

Ne e kemi parë çfarë ndodhi!

 

 

Reforma territoriale e vitit 2015 nuk solli zhvillim për ish-komunat.

 

 

Ajo solli heshtje!

 

Solli shkatërrim!

 

Solli shpopullim!

 

Fshatra të tëra u zbrazën!

 

Shtëpitë u mbyllën!

 

Tokat u lanë djerrë!

 

Varret e të parëve mbetën pa njeri!

 

U shuan traditat!

 

U dobësuan zakonet!

 

U këput lidhja me tokën.

 

 

Dhe sot kërkohet e njëjta gjë për “Bashkitë e vogla”, shkrirja e këtyre bashkive nuk është reformë – është dëbim i njerëzve nga vendi i tyre.

 

Është papunësi.

 

Është varfëri.

 

Është shpopullim.

 

Është shkatërrim.

 

 

Dhe lind një pyetje e drejtë:

 

Nëse qeveria është e popullit, pse kjo politikë shkon kundër popullit?

 

Sepse boshatisja e qyteteve dhe fshatrave nuk është zhvillim.

 

Është dorëzim.

 

 

JO!

 

Ne nuk jemi një popull që harron sakrificat e veta.

 

Ne nuk jemi një qytet që dorëzohet pa zë.

 

Ne jemi ata që dimë të ngrihemi kur preket dinjiteti ynë.

 

Ashtu si në vitet më të vështira, viti ‘92 është një nga ato ditë kur u bë historia, ku ne të gjithë bashkë mbrojtëm të drejtat tona dhe po të jetë nevoja ne do të bëhemi sërish bashkë.

 

Pa parti.

Pa ndarje.

 

Pa dallim.

 

 

Vetëm si POLIÇANSA!

 

 

Sepse këtu janë rrënjët tona!

 

Këtu janë shtëpitë tona!

 

Këtu janë varret e të parëve tanë!

 

 

Ndaj ne nuk mund t’i lëmë në harresë, nuk mund ta shohim qytetin tonë të zbehet, nuk mund të pranojmë që fëmijët tanë të rriten pa identitet.

 

 

Kjo nuk është thjesht një reformë, kjo është një provë për ekzistencën tonë.

 

 

Dhe përgjigjja jonë është e qartë:

 

NE DO TË QËNDROJMË.

 

NE DO TË DËGJOHEMI.

 

NE DO TË MBROJMË POLIÇANIN.

 

NE DO JEMI BASHKË SI NJË ZË I VETËM PËR QYTETIN DHE DINJITETIN TONË.

 

 

Sepse një qytet nuk shuhet kur ka njerëz që e duan. Dhe Poliçani ka bijtë e tij.

 

 

Sot është dita për të folur.

 

Sot është dita për t’u bashkuar.

 

Sot është dita për të mos heshtur.

 

 

P O L I Ç A N I  J E T O N !