Ali Spahiu nga Nishica, personalitet politik dhe atdhetar i flaktë i disa periudhave historike, fatkeqësisht, pak i njohur si i tillë!…

Ali Spahiu nga Nishica, personalitet politik dhe atdhetar i flaktë i disa periudhave historike, fatkeqësisht, pak i njohur si i tillë!…

Ali Spahiu është një luftëtar i flaktë i disa periudhave historike, personalitet politik, bashkëluftëtar i Riza Cerovës, fatkeqësisht dhe paradoksalisht, pak i njohur ose fare i panjohur si i tillë. Për 40 vjet me radhë, deri në vitin 1981, askush nuk u kujtua për të, duke e lënë si një vdekatar të thjeshtë, por u desh kërkesa këmbëngulëse e bashkëfsharëve të tij, që  me vendim nr. 142 datë 18 gusht 1981, të shpallet Dëshmor i Atdheut.

 

Lavdi jetës dhe veprës së tij atdhetare!

 

 

 

 

 

 

Resmi Bregu

Kryetari i Këshillit Zonal të Veteranëve Rajoni nr.4 Tiranë

 

Ali Myrto Spahiu (Nishica) lindi në vitin 1895 në fshatin Nishicë. Babaj i tij, Myrto Spahiu emigroi herët si emigrant ekonomik në Sofie të Bullgarisë. Pasi u sistemua atje me punë dhe strehim, ai tërhoqi dhe familjen e tij atje.

 

Aliu i vogël u fut në shkollë ku mëson shkrim dhe këndim. U ambjetua shpejt me moshatarët e vetë. Aty Aliu njihet dhe shoqërohet që në moshë të vogël me Riza Cerovën, një miqësi që lidhej nga fakti që fshatrat e tyre në vëndlindje janë pranë njëri – tjetrit.

 

Aliu kthehet në vëndlindje para vitit 1919. Gjatë zhvillimit të Kongresit të Lushnjes në vitin 1920, së bashku me Riza Cerovën, Ismail Haki Kuçin,Sinan Belulin, Sali Sulo Lleshin morën pjesë në forcat e sigurimit të Kongresit.

 

Gjatë muajve maj – qershor 1920 merr pjesë në Luftën e Vlorës me luftëtarët skraparllinj, ku luftoiu me trimëri dhe në momente të caktuara drejtoj shokët në luftime.

 

Në vitet 1923-1924, Ali Nishica (siç filluan ta thërrisnin) ishte rrethkomandant i rrethit të Krujës me gradën e nëntogerit.

Koincidoi që gjatë vitit 1923, në zonën ku Aliu shërbente, vriten tre qytetarë amerikanë. Pa shkak qeveria e kohës bëri fajtor Aliun për këtë vrasje. Gjatë zhvillimit të gjyqit Aliu u mbrojt mirë dhe nëpërmjet fakteve ai del i pa fajshëm dhe vazhdoj punën.

 

Gjatë vitit 1924 gjatë Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, Ali Nishica është në krahun e Fan Nolit, bashkëpunon me Riza Cerovën, Kasëm Qafëzezin, Ahmet Demin, Sinan Belulin, Rexhep Shalësin dhe Ismail Haki Kuçin për realizimin e qëllimeve të Fan Nolit.

Kur gjthçka dështoi në dhjetorin e vitit 1924 kundërshtarët e Zogut u shpallën armiq të tij dhe do të dënoheshin, Ali Nishica së bashku me Riza Cerovën arratisen jashtë shtetit duke shkuar tek disa bashkëfshatarë të emigruar në Selanik, Greqi.

 

Atje në Selanik nëpërmjet shokëve gjetën punë në një uzinë ushtarake ku u njohën me Xhevdet Dëshnicën dhe bashkërisht u futën në grupet marksiste.

 

Më vonë Aliu ikën në Rumani , Austri, Gjermani dhe përfundon në Bashkimin Sovjetik, studion në institucionet marksiste dhe bëhet anëtar i KONARE-së. Gjatë kohës në Bashkimin Sovjetik, si ushtarak    ka kryer kurse të mëtejshme për zbulimin mbi katër muaj në Odesa.

 

Në vitin 1939 është kthyer në fshat, në Nishicë, por nuk qëndron gjatë dhe ikën në qytetin e Beratit ku hap një dyqan të vogël. Fshatarët e tij, kur vinin në pazarin e Beratit, do të ktheheshin dhe tek dyqani i Aliut për muhabet dhe për të blerë diçka.

 

Kur mjaft bashkëfshatarë të Aliut largohen muhaxhirë për shkak të Luftës Italo-Greke, ai strehoi me mundësitë që kishte lagjen e tij në lagjen”Murat Çelepi”në Berat.

Gabimisht ajo lagje u bombardua nga avionët aleatë ku gjetën vdekjen 11 (njëmbëdhjetë) vetë nga të strehuarit e Aliu, të cilët disa i kishte kushurinj të tij.

 

Në vitin 1940 Aliu vishet oficer në milicinë e qytetit të Beratit me gradën toger. Në zonën e Kurveleshit kishte mjaft mosbindje dhe nënreparti që mbulonte këtë zonë me qëndër në Kuç nuk po e bënte mirë punën, ndaj komanda italiane në fillim të vitit 1942 vendosi të dërgonte atje një kompani me në krye toger Ali Nishica.

 

Aliu sa vajti në Kurvelesh urdhërin e parë që i jep kompanisë ishte: ”Pa urdhrin dhe dijeninë time të mos qëllohet, goditet apo të rrihet njeri”!

Shumë shpejt Ali Nishica krijo shoqëri me Memo Metën, Hero i Popullit, Avdi Hakiun, Hero i Popullit, Rrapo Aliun, Veledin Zekën, Alem Kondi etj, të cilët ishin angazhuar me LANÇ –in.

Gjatë realizimit të detyrës kompania e drejtuar nga Aliu shkonte në drejtim në anë të kundërt ku duhej kryer aksioni. Ai arriti deri atje sa gjeti një rast të pastër justifikimi dhe u dorëzoi armët shokëve të grupeve antifashiste që vepronin në atë zonë. Mo veprimi, mosvendosja e rregullit në krahinë dhe mos nënshtrimin e kuçiotëve ranë në sy të komandës italiane, dhe në verën e vitit 1942 e transferojnë Aliun në  Grehot të Gjirokastrës.

 

Pretekst për transferimin e Aliut ka qënë dhe një radiogram i ardhur në komandën italiane në zonën e Jugut të Shqipëri së nga komanda eprore në Itali, në të cilin thuhej: ”Në zonën tuaj është një oficer spiun sovjetik, i cili i transmeton të dhëna Komandës Aleate në Mesdhe. Merrni masa për ta eliminuar”.

 

Gjenerali i forcave italiane në Grehot në 18 gusht të vitit 1942 fton Aliun për një piknik të përbashkët. Gjatë piknikut gjenerali mundohet të zbulojë diçka  të saktë nga veprimtaria e Aliut. Gjatë debatit,  nxjerr pistoletën dhe qëllon Aliun, pastaj urdhron rojat e tij ta hidhnin trupin në lumë për të krijuar alibinë e mbytjes në lumë.

Trupi i tij u gjet mes urës tëValaresë dhe kalasë të Shën Triadhës.

 

Paradoksi është se, për 40 vjet me radhë, deri në vitin 1981, askush nuk u kujtua për të, duke e lënë si një vdekatar të thjeshtë. U desh kërkesa këmbëngulëse e bashkëfsharëve të tij, që  me Vendim nr. 142 datë 18 gusht 1981, të shpallet Dëshmor i Atdheut.