
Arben Shasho
“Zoti kryetar i komisionit! Nuk ndihem i qetë të përgjigjem, kur në sallë nuk shoh flamurin e shtetit tim, Shqipërisë!…”
Ka kohë që gazeta on-line “Orakujt e Tomorrit” ka çelur rubrikën “Të suksesshëm nëpër botë”, një rubrikë që promovon vlera njerëzore të shumë djemve dhe vajzave nga Skrapari, të larguar në vitet ’90 të shekullit të kaluar nëpër botë për një jetë më të mirë.
Një pjesë e mirë e tyre djemve dhe vajzave, tashmë të rritur dhe me familje, me punën e dhe me profesionalitetin e tyre kanë bërë emër në vendet e huja ku punojnë.
Në këtë numër të “Orakujve…” po sjellim në vëmendje personazhin e radhës, Arben Shasho, fëmijën e parë të bashkëshortëve Serije dhe Tomorr Shasho. Të dy me profesionin e mësuesit.
Pas përfundimit të shkollës së mesme “Ramiz Aranitasi”, Benit i del e drejta e studimit për në Universitetin e Tiranës në degën e Inxhinierisë Mekanike, ku shkëlqeu në të gjitha drejtimet, si mstudent i mirë, por edhe si një aktivist i mirë, duke marrë përsipër edhe detyra të tjera shoqërore. Aishte për disa vite përgjegjësi i kursit të tij. e përgjegjësit të kursit.
Përfundimi i shkollës së lartë me notën maksimale iu dha mundësia e specializimit për gjashtë muaj në Irlandë, së bashku me dy pedagogët e tij.
Pas kthimit nga Irlanda me një përgatitje të lartë shkencore shkencore, iu dha e drejta të ushtronte detryrën e pedagogut, po në degën e Inxhinierisë Mekanike.
Me profesorin japonez, udhëheqës i temës së së doktoraturës
Në vitin 1997 shkon përsëri për specializim në Torino të Italisë. Pas përfundimit të specializimit, i erdhi erdhi përgjigja e fitimit të konkursit, për të vazhduar masterin në Japoni. Në këtë kohë i del edhe lotaria amerikane.
Masterin e përfundoi me rezultate të larta, ndaj shkolla atje e mban edhe për përfundimin e doktoraturës.
Në kohën që mbron doktoraturën në auditor ndodh një incident, që Arbeni nuk e quajti të vogël. Në sallë ishin vendosur të gjithë flamurët e botës, por i Shqipërisë nuk ishte. Kur doli para komisionit u thotë:
“Zoti kryetar i komisoinit!
Nuk ndihem i qetë të përgjigjem, kur në sallë nuk shoh flamirin e shtetit tim, Shqipërisë”.
Në moment ndërpritet provimi deri sa në sallë u vendos në krye të flamurëve, flamuri ynë.
Rezultati i mbrojtjes së diplomës së Dokturatutes ishte shumë i suksesshëm.
Tashmë ai ndodhet në Amerikë, në një sipërmarrje të madhe dhe të fuqishme, ku ka bërë një emër shumë të njohur në rrethet intelektuale dhe shkencore të shtetit të Virxhinias, në të cilin banon dhe punon.