Arjan Hasan Bregu, një dëshmor i vërtetë dhe i pa diskutueshëm i Atdheut, por, fatkeqësisht, pa statusin zyrtar si i tillë
Arjan Hasan Bregu U lind në fshatin Rog të Skraparit më 1 shkurt 1964.
Më datën 5 maj 1990, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, ishte në shërbim, kontroll territori në zonën Çorovode-Mollas-Radësh-Gradec-Devri-Gjerbes.
Për shkaqe teknike makina e shërbimit pësoi akdident dhe u gremis në lumë, në vendin e quajtur Guhak. Arjani u plagos rëndë, u dërgua për ndihme mjekësore në spitalin e rrethit, por nuk mundi të përballojë hemoragjinë e brendshme për shkak të dëmtimit të një vene gjaku.
Ndonese humbi jetën në krye të detyrës, endѐ ai rezulton “i harruar”, i pa vlerësuar dhe madje nuk është në listën e policëve për t’u nderuar.
Familjarët kujtojnë vetëm nderimet zyrtare shtetërore kur ai humbi jetën.
Ashtu sikurse shumë kolegë të tjerë, padrejtësisht atij dhe familjarëve u mungojnë nderimet e merituara.
Dikush, që e ka në dorë duhet të mendohet dhe ta ndreqë këtë gabim të pafalshëm.