Arkitekt Mimar Kasëm Gramshi: “Merak” të veçantë, Beratin…

Arkitekt Mimar Kasëm Gramshi: “Merak” të veçantë, Beratin…

 

Sipas studiuesve, dora dhe mendja e Mimar Kasëmit në Shqipëri, ndjehet më tepër se kudo në qytetin e Beratit në fillim të viteve 1600, ku, përveç banjos publike me shumë dhoma, mullirit me gjashtë gurë të mëdhenj, ai ndërtoi për sadaka në pika të ndryshme të qytetit shtatë çezma monumentale, dy prej cilave janë evidentuar, por që u mungon forma e ndërtimit.

 

 

E para ka qenë te Banjat e Nxehta tek Uzkurlinjtë dhe tjetra, në krye të Tregut i Lëkurpunuesve (Saraçëve), sot midis  shtëpisë së kulturës dhe shatërvanit te Pazarit i Misrit.

 

 

Por vepra madhështore e Mimar Kasemit në Berat është ujësjellësi. Ky ujësjellës fillonte me mbledhjen e ujërave në kuotat e larta të lagjes Vakëf dhe e përshkonte me anë të një galerie nëntokësore të mbuluar me qemer.

 

 

Më pas kalonte pranë Xhamisë së Plumbit, përshkonte lagjen e Skurajve dhe Pazarin e Vjetër, mbi rrugët e qytetit me anë të një arkade të lartë me harqe të panumërta dhe arrinte deri në lagjen Mangalem. Prej kësaj aorte, shpërndaheshin në të katër anët arteriet ujore të qytetit.