Arshin Xhezo, një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare

Arshin Xhezo, një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare

 

 

Dhjetë vjet më parë, më 10 shkurt, 2016, ndërroi jetë Arshin Xhezo, një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare, që, edhe pse midis dy sistemeve, mbeti një “shkollë e vërtetë gazetarie”.

 

 

Lindi në Berat në vitin 1947. Studioi për Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ra shpejt në sy për talentin e dhe krijimtarinë e tij në fushën e gazetarisë, veçanërisht në gjininë e reportazhit.

 

 

Në vitet 1983 – 1988, në një moshë fare të re, u bë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, një prej mediumeve kryesore të asaj kohe, së cilës, brenda mundësive dhe rrethanave të vështira të censurës ideologjike, i dha një frymëmarrje të re gazetës si në përmbajtje dhe në formë, duke ndikuar edhe në gjithë shtypin shqiptar të atyre viteve.

 

 

Është i pari që ka shkruajtur  për ruajtjen dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, sidomos në Berat, ku ishte përqëndruar një komunitet  me një numër të konsiderueshëm të familjeve të tyre.

 

 

I ndjeshëm dhe delikat, iku para kohe!…Besoj nga vuajtjet e brendshme e thellë shpirtërore.

 

 

Pa pikë mëdyshje e krahasoj  me figura të shquara të spikatura botërore që kemi njohur nga letërsia, që kanë vdekur në moshë të re nga veremi, një sëmundje e pengjeve të mëdha.

 

 

Ka lënë një trashëgimi letrare, publicistike, eseistike dhe filozofike brilante, por pak të njohur në këtë kohë traumatike ku njerëzit nuk dinë ku kanë kokën, jo të dinë se çfarë ka bërë Arshin Xhezoja.

 

 

I priveligjuar dhe i nderuar që e kam patur mik.

 

#Orakujt… #Z. Hoxha