Autoritetet më të larta të Qeverisë së Vlorës në Skrapar, në vitin 1913: Themistokli Gërmenji , prefekt dhe Dervish Iljaz Qafoku, nën prefekt

Autoritetet më të larta të Qeverisë së Vlorës në Skrapar, në vitin 1913: Themistokli Gërmenji , prefekt dhe Dervish Iljaz Qafoku, nën prefekt

 

Gjergj Qafoku*

 

Në fillim të shtatorit 1913, Qeveria e Vlorës angazhoi shumë patriotë për rekrutimin e popullatës për xhandarë. Në Skrapar u përzgjodh Themistokli Germenji. Në krah të djathtë ai zgjodhi  Dervish Iliazin.

 

“… por këtë detyrë nuk e kreu si duhej, për shkak të sabotimit nga ana e nën/ prefektit, Dule bej Koprëncka, e për këtë shkak, si dhe dëshirën e popullit të Skraparit për të pasur një nën/ prefekt të krishter, Qeveria emëroi Themistokli Gërmenjin”. (AQSh, fondi 804, dosja 24, faqje 2, letër e datës 13 shtator 1913).

 

 

Themistokliu e pranoi detyrën, njoftimin e mori më 19 tetor 1913 dhe më 22 tetor të po atij viti filloi punë!

Themistokliu dhe gjithë administrata e tij u vendos te teqeja e Çorovodës, pasi zyrat nuk i lëshonte ish-nënprefekti Dule bej Koprencka (!)

 

 

Ai shoqërohej nga më shumë se 50 persona, më besnikët e tij nga qarku i Korçës si: Kozma Trebicka, Qamiil Panariti, Pasa Pema e të tjerë, si dhe disa djem te ardhur nga Rumania.

 

 

Në Skrapar e priti gjysma e parisë, pasi ishin të përçarë, pasi pjesë ishin me Dulen.

 

Vëllai i Dules, Xhelali ishte me Themistokliun(!)

 

 

“Të nesërmen mlodhi parinë e Skraparit. Ai ju foli hapur. E dinte që do haste pengesa, pasi paria ishte e ndarë, dhe nuk do dinte kujt t’ia prishte e kujt t’ia ndreqte, e ai duhej të përmbushte porositë e Ismail Qemalit”. (AQ Sh fondi 840, dosja 6, faqja 1).

 

Me detyrën e ndihmësit zgjodhi Dervish Iliazin.

 

 

Vizitën e parë e bëri në Berat. Aty ka zhvilluar takim me dy oficerë holandezë.

 

Takimi është zhvilluar të hënën e javës së fundit të vjeshtës së mesme (27- tetor 1913), që kishte nisur me mot me diell.

 

Oficeret holandez, gjenerali De Veer dhe koloneli Tomson, takimin e parë e zhvilluan me përfaqësuesit fetarë të Prefekturës.

 

Ata paten një bisede interesante me: Mehmet Efendiun, myftiu i Beratit, përfaqesues i besimit mysliman, metropolitin Jakohin të Ortodoksëve dhe dervish Iliaz Skraparin, përfaqësues i klert Bektashi.

 

 

Ne Berat u zhvillua nje takim me njerëzit që kishin me shumë ndikime në zonat: Berat, Fier, Skrapar.

 

Keto mbledhje të zhvilluara u konceptuan si kuvende raportuese, ku diskutoheshin problemet e rendit dhe zbatimi i ligjeve dhe detyrimet per krijimin e xhandarmërise.

 

 

Në grupin e njerëzve me ndikim, ishin: Ymer Pasha nga Fieri, Avni Berati, Mehmet Efendiu, Muharrem Efendiu, Muharrem Resuli, Abdyl beu, avokat Taqi Efendiu, avokat Dhimiter Tutulani, shefi i Policisë Shaban Efendiu nga Berati.

Kurse nga Skrapari ishin: Xhelal bej Koprencka, Tushan Rehovica, Hasan bej Zaloshnja, Dervish Iliaz Skrapari dhe nen/ prefekti Themistokli Gërmenji.

 

Ne te dyja takimet Dervish iliazi ka kryer edhe funksionin e përkthyesit.

 

 

 

*Shkrimi është marrë nga libri i tretë në dorëshkrim  për Dervish Iljazin