Backalliu që nderoi historinë e vendlindjes

Backalliu që nderoi historinë e vendlindjes

 

 

Është ndarë sot nga jeta ish-ushtaraku i lartë, Dilaver Xhakollari. Varrimi i tij do të bëhet nesër në Backë të Skraparit, në vendlindje.

 

Dilaver Xhakkollari lindi në Backë në shkurt 1941. Ka përfunduar shkollën ushtarake “Skënderbej; Shkollën e Bashkuar; Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të FA; Shkollën e Partisë dhw fakultetin Juridik.
 
Ka punuar instruktor në Drejtorinë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes; komisar brigade në Durrës; shef aparati politik Korpusi në Tiranë; instruktor për problemet ushtarake në Komitetin Qëndror; kryetar i Degës Ushtarake Tiranë.

Doli në rezervë në vitin 1992.

Në kohën e pandemisë Covid 19 i vdiq gruaja. Nuk kishte fëmijë.

 

E vërteta është se, megjithëse me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme ushtarake, fati e solli mes një kohe të tubullt tranzicioni, mes dy sistemeve, ku vlerat dhe meritat u zbehën. Por kolegët dhe njerëzit që e njihnin dhe ia dinin meritat e quanin “gjenaral”, fjalë që ndonjë herë edhe e bezdiste, por e kalonte në heshtje me një të qeshur që lexohej “ç’ma ke këtë!?”

 

 

I “privilegjuar” nëpër tavolina miqsh atij i kishte lezet fjala, këshilla, ngrohtësia që buronte nga një shpirt kristaltë. Ishte një “product” njerëzor special I Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, besnik i idealeve dhe cilësive të larta morale që u rrenjosën në familjen e tij me tradita patriotike në sherbim të Atdheut, qysh ne bangat e shkollës së fshatit të tij të lindjes, Backës historike të Skraparit.

 

 

Ka kryer detyra në funksione të larta në radhët e Ushtrise, si Sekretar rinie Brigade, në detyrat e Komisarit të Brigades dhe të Divizioni ku të ishte nevoja e deri ne aparatin e Komitetit Qendror të Partisë në sistemin e kaluar.

 

 

Kishte krijuar një respekt të veçantë tek vartësit e tij kudo në reparte e njisi të e Ushtrisë, i cili dërgohej kudo ku paraqitej nevoja për hallet e shqetësimet, nga Jugu në Veri, aq sa të gjithë shpreheshin: “Dilaveri, mbi të gjitha është shpirt njeriu, na gjendet gjithmone pranë dhe, pse ta fshehim, kërkohej edhe nga baza, qe “duam Dilaverin të na vijë për problemet që na shqetësojn…”!

 

 

Gjithçka mësoi ne shkolla që e përfundoi me rezultat të shkëlqyera dhe me dekorata, gjenin zbatim në punën e tij. Jashte orarit të punës, përfundoi edhe Fakultetin Juridik me të njëjtat rezultate si shkollat e tjera.

 

 

Cilesite e tij, asnjëherë nuk ndryshuan nga lartesië e karriges, por mbetën po ato, në çdo funksion.

 

 

Funksionet e tij, për tetë vite në aparatin e KQ te Partisë  dhe gjashtë vite në Drejtorine Politike, jo vetëm që nuk i siguruan asnjë privilegj.

 

 

Dilaver Xhakollari i qëndroi besnik veprës së luftëtarëve që dhanë jetën në Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, qofshin këta të afërm, nga fshati apo nga zona e tij.

 

 

Sa herë që i binte rruga të kalonte nga Qafa e Martës nuk harronte të merrt me vete edhe një kurorë me lule e ta vendoste ne lapidarin kushtuar qendreses heroike  të çetes se Lace Backës dhe asaj të Sali Butkes, qe luftuan në mbrojtje të popullsisë së Kolonjës, Skraparit dhe Përmetit që largoheshin nga bandat e andarteve greke, si dhe të formimit të batalionit partizan “Riza Cerova” në qershor të vitit 1943.

 

 

Para dy vjetesh, duke parë gjendjen e mjeruar të të lapidarit të Qafës së Martës me shpenzimet e tij të pensionit, riparoi dhe rivendosi pllakën që nderon dëshmorët e rënë në dy luftërat në Qafën e Martës.

 

 

E ndjente si detyrim moral por jo vetëm, se duhej bërë diçka për të nderuar të rënët në këtë vend me kaq histori, ku trimëria, bujaria, besnikëria, mënçuria e banorëve janë mishërim dhe produkt I vetë ambjentit ku ata jetojnë. Sepse pas viteve 1990-të nderimet dhe ngjarjet historike u bjerrën dhe u harruan.

 

 

Në Qafën e Martës tashmë ka një dëshmi që flet për historikun e saj. Falë këmbënguljes dhe aktit patriotik që ndërmori në këtë jubile të 80 vjetorit të çlirimit të vendit një backalli, në nderim të historisë që mbart ky vend i shquar trimërie për Skraparin.

 

 

Ndërkaq, afër Qafës së Martës, te stani i tij, Dilaver Backa ka gatitur edhe “banesën” e fundit familjare.

 

 

Epitafi lexon: “Këtu më duket balta më e ëmbël se mjalta”, dhe flet më së miri se sa të thella i ka ai rrënjët e gjakut dhe të shpirtit me këtë vend.

 

Lamtumir “gjeneral” Dilaveri!

 

Të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes!

 

 

 

#“Orakujt e Tomorrit” (Z. Hoxha)