Berat / Foto të rralla të varrezave të ushtarëve italianë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore
Këto kanë qenë varrezat e ushtarëve italianë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në zonën e Beratit. Ishin në periferi të qytetit, në Uznovë.
Në vitet 1960, pas marrëveshjes mes dy qeverive asaj italiane dhe asaj shqiptare, ështrat e ushtarëve të vrarë u nxorën nga varret për t’u rivarrosur në vendin amë. Tani në këtë vend nuk ka asnjë shenjë të tyre.
Në këto varreza ka qenë edhe një kompleks skulpturor në nderim të të rënëve, por edhe ai është prishur.
Sipas postimit të Ajet Nallbanit, fotot janë të P. Sahatçi