Brigada e 7-Sulmuese, një nga formacionet luftarake më me peshë të Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare

Brigada e 7-Sulmuese, një nga formacionet luftarake më me peshë të Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare

 

Me rastin e 79-vjetorit të formimit

 

Brigada e VII-të Sulmuese ishte një nga brigadat më të shquara të Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Komandanti ushtarak ishte Gjin Marku dhe komisar politik Kadri Hoxha.

Ceremonia u zhvillua më 17 mars 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit, në atë fshat, ku dy muaj më parë nazistët gjermanë vranë 114 skraparllinj, duke përfshirë edhe ata të fshatrave Krushovë, Kapinovë e Turbehovë.

 

Në rreshtat e brigadës u rreshtuan partizanë me eksperiencë në luftë të batalioneve të qarkut të Beratit, të Grupit të Skraparit, të batalionit të rinisë “Margarita Tutulani” etj. Erdhën gjithashtu dhe mjaft partizanë nga qarku i Gjirokastrës dhe nga qarku i Korçës. Në komandë të brigadës u emëruan: komandant Gjin Marku dhe pas Musa Daci; komisar Kadri Hoxha dhe më vonë oficer karriere, Qazim Kapisyzi. Kuadro dhe luftëtarë ishin dhe Adil Çarçani, zëvendëskomisar, Ramiz Alia përgjegjës i Rinisë i brigadës, etj.

Brigada e 7 –të Sulmuese është një nga brigadat prtizane me intenerarin më të gjatë të luftimeve që fillonë në Skrapar dhe përfundon në Vishegradë të Jugosllavisë edhe pse Shqipëria ishte çliruar, duke bërë 3200 km marrshime dhe 150 beteja të përgjakshme.

Duke u rritur dita ditës në numur, ajo arriti në një efektiv prej 2229 partizanë, 302 prej të cilëve ranë në fushën e nderit, si Dëshmorë të Atdheut.

 

Në faqet e historisë së Brigadës së VII-të Sulmuese radhiten shumë partizanë e kuadro që ranë në ballë të luftës. Po përmendim disa nga kuadrot drejtuese politikë: Koli Myzeqarin, Skënder Libohova, komandant batalioni, Haxhi Dokon, Fahri Zaimin, Mehdi Vilën, Loni Odriçanin, Thimi Tanin, Naim Gurin, komisar kompanie.

Brigda e 7 – Sulmuese qe edhe një shkollë e vërtetë për Shqipërinë e së ardhmes. Nga ajo dualën kuadro që drejtuan ekonominë në fillimet e rindërtimit të vendit si Ramiz Alia, Kadri Hoxha, Gjin Marku Bilo Bregu, Myqrem Fuga, Adil Çarçani, Myzafer Trebeshina, Izet Hysi, Qazim Kapisyzi, Musa Hysi, Sulo Gradeci, Vala Frashëri, Foto Çami, Njazi Braçe si  Adil Prishta, Qerim Gjineci, Neshat Hysi, Orhan Frashëri etj.