Bukuritë e Frashërit në penelin e piktorit fierak Bajram Mato

Bukuritë e Frashërit në penelin e piktorit fierak Bajram Mato

Njoftim i Bashkisë Përmet

 

 

Natyra e mrekullueshme dhe atraksionet e shumta të Përmetit vizitohen nga turistë vendas dhe të huaj që mahniten nga bukuria dhe qetësia që natyra përcjell, por që me pasionet e tyre marrin edhe një copëz Përmet kur shkojnë.

 

Piktori fierak Bajram Mato prej disa ditësh ishte vendosur në Frashër, një qendër me vlera natyrore dhe historike.

 

 

Me pasionin e tij për pikturën ai qëndroi aty për të hedhur në kavaleta Shtëpinë Muze të Vëllezërve Frashëri, Teqen e Frashërit dhe bukuritë e këtij vendi.

 

 

Kënaqësi që Përmeti me natyrën dhe atraksionet shërben si muzë frymëzimi për shumë artistë, të cilët promovojnë edhe vlerat e qytetit tonë.