Çaji i maleve të Jugut të Shqipërisë

Çaji i maleve të Jugut të Shqipërisë

Në Shqipëri rriten disa lloje çajrash, por më i njohuri dhe më klasiku mbetet çaji i malit që rritet në zonat e Malit të Gjerë, Malit të Stugarës, Malit të Murganës, Nemerçkës, Çajupit Dhembelit në zonën e poshtme të luginës së Vjosës.

 

Bima rritet edhe në zonën e sipërme të saj deri tek Lumi Shkumbin, Mali i Tomorrit, Rrungaja, Ostrovica dhe Polisi, ndërkohë që në pjesën juglindore të vendit, çaji i malit rritet vazhdimisht në disa sipërfaqe të Malit të Thatë.

 

Degradimi i habitatit të çajit të malit në fazat fillestare të bimësisë nga bagëtitë, por edhe shkatërrimi si pasojë e zjarreve kanë ndikuar ndjeshëm në funksionet e ekosistemit kanë shkaktuar një zvogëlim të bimësisë së përgjithshme të çajit.

 

Shfrytëzimi i tepruar i kësaj bime ka dhënë kontribut në statusin e rrezikuar të çajit të malit në Shqipëri. Ndaj dhe ka dalë nevoja e kultivimit të tij. Ka vite që ka ferma të ndryshme që kultivojnë çaj mali të një cilësie të mirë. Kultivimi është një nga veprimet e rekomanduara për konservimin e çajit të malit.

 

Këtë radhë u johëm me “gjeografinë” e rritjes natyrale të çajit të malit. Se cilat janë vlerat kurative të tij, gazeta “Orakujt e Tomorrit”, nëpërmjet rubrikave të saj, do t’u njohin më vonë.