Çelet në Çorovodë ekspozita e piktorit Luan Hoxha
Në kuadrin e veprimtarive kulturore të organizuara nga Bashkia Skrapar, ditën e sotme u çel ekspozita e piktorit Luan Hoxha.
E veçantë e kësaj veprimtarie është se një ish mësues, një piktor i cili prej vitesh jeton në Londër, ku dhe ushtron profesionin e tij, kthehet në vendin e tij të lindjes për të hapur këtë ekspozitë shumë domethënëse.
Kontigjenti i veprave të ekspozuara përfshinte punime me motive të vendeve të ralla të Skraparit, që nga Çorovoda e vjetër e vitit 1939 e deri tek ajo e reja, peisazhe te kanioneve të lumit Osum, Urën e Kasabashit, Malin e Tomorrit, etj.
Ne çelje të kësaj ekspozite, ishin të pranishëm drejtues të Bashkisë Skrapar, piktorë si dhe qytetarë të shumtë, të cilët e përcollën me shumë interes këtë ekspozitë.
Në fjalën e tij piktori Hoxha u shpreh se: – “Arsyeja që e hap këtë ekspozitë, është nacionaliteti shqiptar. Jam shumë i lumtur të kthehem sot në qytetin tim, me këtë ekspozitë modeste, si shenjë e mirënjohjes për këtë qytet, ku u linda dhe u rrita. Falenderoj Bashkinë për gatishmërinë dhe kushtet që më krijoji për të bërë të mundur hapjen e kësaj ekspozite…”