Certifikatë Mirënjohje për Maturën 1973 të Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”

Certifikatë Mirënjohje për Maturën 1973 të Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”

 

Dy veprimtari mbresëlënëse të njëpasnjëshme janë zhvilluar këto ditë në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” Çorovodë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Bashkisë së Skraparit dhe personalisht nga kryetari i kësaj Bashkie, Adriatik Mema.

 

 

Pardje, mes emocionesh dhe kujtimesh të shumta u zhvillua ceremonia e dhënies së Certifikatës “Mirënjohja e Skraparit” Maturës së vitit 1973, të Gjimnazit të qytetit të Çorovodës. Respekt dhe mirënjohje për këtë brez, për këta ish-maturantë që secili në fushën e tij i ka dhënë aq shumë shoqërisë.

 

 

Veprimtaria tjetër ka qenë një javë më parë, kur një ceremoni modeste, por shumë kuptimplotë u zhvillua me trupën pedagogjike të kësaj shkolle.  Pesëmbëdhjetë kompjutera të dhuruar nga Prof. dr. Sherif Bundo dhe miqtë e tij iu shtuan laboratorit të IT së kësaj shkolle.

 

Të pranishëm ne ceremoninë e rastit ishin edhe një ekip pedagogësh nga Universiteti Poitiers në Francë, në të cilin Prof. Bundo lekton prej shumë vitesh.