
Çorovoda: shumë e bukur, shumë e pastër se… s’ka kush e bën pis!…
Dashnor Dosti
Çorovoda është një qytet shumë i pastër.
Dhe i bukur, pa dyshim.
Por shumë i varfër. Sidomos me njerëz.
Në vitin 2009 Çorovoda, bashkë me gati 100 fshatrat që përbënin Skraparin, pa përfshirë Poliçanin e shkëputur tashmë, kishte rreth 3 mijë nxënës, ndërsa sot diku tek 700 gjithësej.
Qyteti është i qetë, shumë i qetë, sepse nuk ka fëmijë që të luajnë rrugicave e të “bezdisin” njerëzit.
Në qendër është një park i bukur i rindërtuar në kuadër të Rilindjes së famshme Urbane. Ishte koha kur dy udhëheqësit vinin krah për krah në Çorovodë, ndësa sot gjërat janë ndryshe.
Njëri është në burg, ndërsa tjetri e ka bërë def këtë qytet të shkretë.
Dua të shtoj po ashtu se Çorovoda është është edhe shumë e pastër edhe sepse nuk ka se kush e bën pis.
Kur pashë këta pak djem që po luanin para qendrës kulturore të qytetit, ndjeva ngazëllim e shpejtova të fotografoja diçka.