Çorovoda ndez dritat!…

Çorovoda ndez dritat!…

 

Mbrëmë, në qendër të qytetit, në një mjedis të bukur festiv,  është organizuar veprimtaria e parë që çel festat e fundvitit, “Ndezja e Dritave”.

 

 

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, duke përshëndetur pjesëmarrësit në festë, u shpreh ndër të tjera:

 

 

Kam kënaqësinë të përcjell një urim të veçantë për të gjithë Skraparllinjtë dhe familjet e tyre kudo që ndodhen:

 

Ardhtë një vit i mbarë për të gjithë ju!

 

Gëzuar!