Dangëllia trime në objektivin e Dhimitër Vangjelit

Dangëllia trime në objektivin e Dhimitër Vangjelit

 

Është quajtur “Marubi i Kolonjës”. Dhimitër Kristo Vangjeli (8 shtator 1872 – 1 prill 1957) ishte fotograf nga fshati Prodan të rrethit Kolonjës. Veprimtaria e tij shumë e pasur dhe shumë e çmuar nuk është njohur deri vonë.

Në vitin 1960 është marrë nga muzeu historik i Ersekës filmoteka e tij në një valixhe. Që atëherë, për një kohë të gjatë, ky arkiv mbeti i pa regjistruar dhe i papërpunuar, madje i mbyllur në një arkë municionesh, kështu që emri dhe vepra e tij mbetën pothuajse të panjohura.

 

 

Në vitin 2017 u hap thesari i tij, ku u gjet një fond prej  rreth 1300 negativësh në pllaka xhami.

 

Vepra e tij u ekspozua në një ekspozitë në Ersekë që çuditi shumë njerëz, historianë, studiues arti, artistë dhe fotografë.

 

Për vlerat historike dhe artistke të krijimtarisë së tij u quajt “Marubi i Kolonjës”’

 

 

Kush ishte Dhimitër Vangjeli?

 

 

U rrit në Prodan. Në rininë e tij punoi dhe jetoi për një kohë në Athinë, ku mësoi profesione të ndryshme.

 

Pas kthimit në vendlindje, ai hapi një dyqan në Ersekë. Tabela e dyqanit të tij lexonte “Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf”, çka tregon se ai kombinonte zanate me pasionin për fotografinë.

 

Vangjeli nuk ishte një fotograf studioje në kuptimin tradicional: ai udhëtonte me kamerën në dorë nëpër fshatrat e Kolonjës, duke kapur momente të rëndësishme të jetës së komunitetit — nga lindjet, pagëzimet, dasmat deri te funeralet.

 

 

Fotografitë e tij janë një dokument vërtet historik që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së banorëve të Kolonjës në periudhën 1900–1940, duke paraqitur personazhe, zakone dhe peizazhe të kohës.

 

Dhimitër Vangjeli konsiderohet sot si një figurë kyçe për historinë e fotografisë shqiptare të fillimit të shekullit të 20-të, një pasardhës i rëndësishëm i kulturës vizuale që na lejon të kuptojmë më mirë jetën rurale shqiptare në atë kohë.

 

 

 

Cikli trimëror i fotove të Dangëllisë

 

Në të gjithë fotot e Dhimitër Vangjelit, që pasqyrojnë një periudhë të gjatë historike, tërheqin vëmendjen fotot e çetave luftëtare të pas Rilindjes, të Luftës së Parë Boterore, të cilat i përkasin së shumti krahinës së Dangëllisë me këto fshatra: Frashër, Ogren, Kostrec, Selenicë, Zavalan, Soropull, Kreshovë, Kakos, Qeshibesh, Stërnec, Miçan, Vërçisht, Gostomickë, Koblarë, Gostivisht etj.

 

Fotot e mëposhtme, sipas faqes elektronike zyrtare të Përmetit, i përkasin vitit 1913 edhe ato janë realizuar në fshatin Koblarë.

 

Luftëtarët në foto janë të të gjithë zonës, jo vetëm të fshatit Koblarë.

 

 

 

 

 

Fotoja e Dhimitër Vangjelit, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

 

Sipas studiuesit Kujtim Nure, fotoja e mëposhtme ndodhet edhe në Arkivin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

 

Në përshkrimin që i është bërë, ndër te tjera shkruhet se fotografia është realizuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Fotoja është bërë në fshatin Koblarë.

 

 

 

Fotoja e Nikollarës

 

Kjo foto është botuar që në atë kohë, si ilustrim i një shkrimi të Mihal Gramenos, në një udhëtim që ka bërë ai në Teqenë e Backës dhe më tej në Dervishie të Nikollarës.

 

Sfondi i fotos tregon se është bërë nga Dhimitër Vangjeli në Nikollarë.