Deshifrim i një objekti arkeologjik me vlera shumë të veçanta
Juljan JANO
Stiljan KOÇLLARI
Në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, në një kënd jo shumë të dukshëm, me një aradhe pllakash varresh antike me mbishkrime te shkurtra ose te fshira, shpërfaqet pafajshëm një pllakë e gdhendur guri gëlqeror, gjetur diku në fshatrat e Lumit të Vlorës.
Në të paraqiten dy burra me mjekërr të shkurtër, veshur me tunikë, veshja standarde e kohës, ku njëri mban në dorën e majtë një fyell frigian (aulos) me fund të ngritur dhe në të djathtën një fyell të zakonshëm, kurse tjetri mban në të majtën një vegël frymore e ngjashme me klarinon e sotme me fund te hapur dhe në dorën tjetër një vegël muzikore që ngjan me rrëken.

Nuk ka dyshim që këta njerëz kanë qenë muzikantë dhe vdekja mund tu ketë ardhur gjatë një grabitje ose /dhe për shumë shkaqe të tjera si vrasje me dashje, hakmarrje, gjakmarrje, sëmundje ngjitëse etj.
Në krye te pllakës, mbi dy figurat njerëzore paraqitet një hapësirë ku mezi duken të gdhendura shkronja në greqisht.
Prania e shkronjës C në vend të sigmës klasike greke Σ, tregon që pllaka i përket shekujve të parë pas Krishtit.
Punonjësja e Muzeut na tha se është shumë e vështirë për t’i lexuar. Rëndësi kishte që koha nuk i kishte fshirë fare, mjafton vullneti i hekurt, intuita dhe ndihma e teknologjisë, e cila bën të mundur hijëzimin dhe qartësinë e imazhit.
Nuk dijmë faktin nëse të tjerë ia kanë dalë apo botuar para nesh, por shpresojmë të jemi të parët edhe nga fakti se në tabelën përshkruese nuk shkruhej gjë për pllakën.

Teksti është në greqisht:
ΤΕΥΤΥΧΗΣΑΝΘΑΡΕ
ΤΩΔΙΩΑΝΑΒΟΗΘΟΣΕΙΔΙΩ
ΚΑΙΤΩΑΔΕΛΦΩΑΥΤΟΥΜΑΡ
ΚΙΑΝΟΣ ΜΝΗΜΕΣΧΑΡΙΝ
ΤΕΥΤΥΧΗΣ ΑΝΘΑΡΕ
ΤΩ ΔΙΩ ΑΝΑΒΟΗΘΟΣ ΕΙΔΙΩ
ΚΑΙ ΤΩ ΑΔΕΛΦΩ ΑΥΤΟΥ ΜΑΡ
ΚΙΑΝΟΣ ΜΝΗΜΕΣ ΧΑΡΙΝ
Përkthimi në shqip:
Teutiku i biri i Antharetos që Zoti e ndihmoftë atë vetë dhe vëllain e tij Markianos. Në kujtime të tyre.
Këtu dallojmë tre emra:
Teutiku, emër tipik ilir, Antharetos emer grek që përkthehet në gr. e vjetër – ”i përzgjedhuri”, Markianos emer latin.
Dëshifrimi i Antharetos na mori shumë kohë për shkak të dëmtimit të shkronjave.
Në fund të mbishkrimit është gdhendur edhe një peshk. Kjo tregon që dy vëllezërit muzikantë ishin të krishterë.
Pas një pune rreth dy mujore, mendojmë se vendosëm një gur të vogël në studimet albanologjike.
