
Dhurata Myrtollari dhe kontributi saj i çmuar studimor-shkencor në arsimin e sotëm publik shqiptar
Dhurata Myrtollari ka lindur në Visockë të Skraparit, në një familje të njohur me traditat më të mira dhe më të spikatura të kësaj krahine, nga dy prindër të mrekullueshëm, me gjurmë të thella pune, nderi dhe respekti kudo që ata kanë punuar dhe jetuar, Neki dhe File Mehmetasi.
Dhurata Myrtollari është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër. Ka punuar fillimisht mësuese në Skrapar, por që ka spikatur dhe ka rënë në sy si mësuese metodiste dhe drejtuese programesh e projektesh, është koha kur ajo ka ardhur dhe ka punuar në disa shkolla të Tiranës.
Aktualisht është mësuese në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. Ka përvojë të gjatë prej mëse vitesh në Arsimin Parauniversitar në Shqipëri.
Mban titullin “Mësues Mjeshtër” me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.
Përveç mësimdhënies, punon si trainere e bashkëpunëtore në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve. Në 2020 është certifikuar si trainere ndërkombëtare e platformës digjitale shkollore Edmodo.
Mban titullin “Ambasadore” e rrjeteve e Twinning dhe Scientics, dy komunitete mësuesish nga shkollat evropiane.
Ka përfaqësuar Shqipërinë si mësuese inovatore, e përzgjedhur nga Microsoft në Forumin e Edukimit Global, zhvilluar në Budapest, Hungari në vitin 2016.
Është fituese e çmimit “Mësuesi i Vitit 2017” në Shqipëri. Fituese i Çmimit për Edukimin dhe Mësimdhënien, ICT AWARDS 6 në prill 2018.
Gjatë pandemisë ishte pjesë e ekipit të mësuesve të RTSh Shkolla.
Dhurata Myrtollari ishte pjesë e panelit të të ftuarve si “Mësuesit Heronj” nga UNESCO në 25 Janar 2021.
Ka qenë pjesë e ekipit në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2022-2026.
Tezat dhe projektet e saj inovative në mësimdhënie, veç në forume, konferenca dhe podiume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare studimore, Dhurata i konkretizon në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, ku ajo jep mësim.
Mendimi tezë i saj, një mendim i vyer që do konkretizuar është:
“Punojmë në kushte të tjera sot, me zhvillimin e revolucionit teknologjik, nxënësit marrin informacione kudo, që e nxjerrin mësuesin nga roli i liderit dhe njeriut që “di gjithçka”.
Ndaj detyra jonë është që ne të kthejmë pasionet dhe dëshirat e tyre për të realizuar programin mësimor, për të arritur rezultate sa më të mira në mësime”.
Mësuese Dhurata ka ndërthurur teknologjinë me procesin e mësimdhënies. Madje ajo prej disa vitesh ka krijuar një grup me nxënës të rrjetit eTwinning në shkollën ku jep mësim. Ka udhëhequr nxënësit në konkurse me nxënësit e shkollave të tjera europiane, të cilët kanë fituar shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Për ne skraparllanjtë që e njohim, por edhe që kërkojmë të dimë për njëri – tjetrin, suksesi dhe kontributi studimor – shkencor në arsimin publik i Dhurata Myrtollarit na motivon për të bërë punë të bukura dhe na bën krenar. (Orakujt…#blog)