
Dilaver Xhakollari: Spiralja shkencore është e padiskutueshme, dallëndyshet po vijnë, historia e Backës përsëritet!…
Dilaver Xhakollari
Backa, për kushtet e saj natyrore, gjeografike, historike, sociale, tradicionale, është e pangjashme dhe ka një dallim të dukshëm nga fshatrat e tjerë të Skraparit.
Në të gjitha aspektet që ta zësh, Backa ngelet një kryezonjë e krahinës:
Në aspektin, natyror ëshë një nga fshatrat me nivelin më të lartë gjeografik se çdo fshat
tjetër, 1000- 1200 m mbi nivelin e detit,
ndodhet në pllajë të dy maja alpine, të Ostrovicës dhe Çukës së Frëngut,
me kullota të pamata dhe të begata,
me burime ujëshumë dhe bimësi nga më të pasurat se çdo vend tjetër jo vetm në Skrapar, por edhe në Shqipëri.
Në aspektin historik, me Lace Backën, Teqenë Rilindase të Baba Fetaut dhe me Qafën Heroike të dy Luftërave Botërore, të Martës, Backa është dhe mbetet krenaria e Skraparit.
Është një fshat baritor, që është mbështëtur dhe i është falur natyrës, me toka të pakta bujqësore, por me pyje e kullota të pamata.
Ka qenë një fshatrat më të mëdhenj numerikisht të Skraparit. Nga banorët e këtij fshati, mëmë, po e quajmë kështu, janë krijuar disa fshatra të tjerë, si Krasta, Faqekuqi, Çemerrica, një pjesë e Lubonjës së Korçës etj..
Më vonë, me lëvizjet e Pasçlirimit u krijuan lagje dhe enklava banimi backallinjësh në Kamzë dhe Mamurras, ndërsa sot ata gjenden në çdo pjesë të Shqipërisë, veçanërisht në Çorovodë, Poliçan, Korçë,Tiranë dhe Durrës.
Por ajo që na bënë përshtypje dhe që tërheq vëmëndjen, është se Backa me infrastrukturën e re rrugore është “afruar”, është bërë më e lehtë, më e thjeshtë dhe më e bukur për të jetuar.
Është kjo arsyeja që në Backë, por jo vetëm, janë riparuar e ndërtuar shtëpi mbi themelet e të parëve. Kështu, Çlirim Gjoni e ndertoi te Kroi Mbret;
djemtë e Arshin Ibros në Gurrë,
djemtë e Teki Biballari këto ditë hodhën themelet,
ata te Ferrik Xhemalit, të Syrja Femit, Muharrem Ramadanit kanë filluar nga puna për ringritjen e shtëpive.
Në çdo lagje tani gjen shtëpi të reja.
Spiralja shkencore është e padiskutueshme, dallëndyshet po vijnë, historia përsëritet!…