Daniela Lleshaj: Skraparllinjtë, në dilemë: Kujt t’ia japin votën!?… 

Daniela Lleshaj: Skraparllinjtë, në dilemë: Kujt t’ia japin votën!?… 

 

Daniela LLeshaj

 

  • Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah! (Një prind nga Skrapari ka vërtetuar që nuk ia jep më votën Ilir Metës dhe pse është bir Skrapari, sepse ky i fundit nuk ia ktheu detyrimin që i kishte Skraparit).

 

Ndaj kjo nuk ekziston!

 

 

  • Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Prap Gjynah! (Ka kohë që prindërit nga Skrapari ia japin votën Partisë Socialiste, po kjo e fundit çfarë i ka dhënë Skraparit?!…)

 

 

  • Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes. (Pikërisht, pse prindërit nga Skrapari, nuk e kanë bojkotuar kurrë ditën e votimeve jemi këtu ku jemi, rrugën Çorovodë-Gjerbës vetëm 25 km e bën për 2.5 orë me makinë, etj., etj….)

 

 

OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:

 

Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS (Të vazhdojmë ende, të mbyllim sytë?! Kur do vish për vizitë në Skrapar, të na thuash sy m’sy pse ta hedhim prapë në kutinë 5?).

 

 

E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një prind nga Skrapari. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:

 

1)Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian. Ne prindërit nga Skrapari nuk e kemi çuar asnjëherë votën kot, por ju keni treguar që nga Skrapari keni dashur vetëm votën.

 

2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE. Prindërit nga Skrapari kanë krijuar komunitetet e tyre kudo në botë. Kanë pasaporta amerikane, kanadeze, italiane, angleze, greke etj.

 

 

…Por, meqënëse për herë të parë Skrapari do përfaqësohet në Parlament nga një femër, e cila është në listën e mbyllur (shpresoj mos të jetë taktikë kjo për “t’i kthyer nderin Skraparit”,) urojmë që të jetë një zë i fortë, që Skraparin ta kthej në kantier ndërtimi!