Dita e Mësuesit/ Luman Caka dhe një libër – përmendore, kushtuar mësuesve të Skraparit
Libri “Perëndimi i një kohe” i autorit Luman Caka, botuar që në vitin 2004, është një libër, që, megjithëse koha kalon, përsëri ngelet aktual, pasi në të pasqyrohet gjithë ajo punë vetëmohuese për hedhjen e themeleve të arsimit Skrapar.
Ndaj dhe “Orakujt e Tomorrit”, në respekt të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit; në respekt të autorit të librit, Luman Caka; në respekt të qindra personazheve mësues dhe edukatorë të përmendur në libër si dhe të shumë brezave nxënësish që kanë kaluar nëpër në duart e këtyre mësuseve, e sjell edhe një herë në vëmendje këtë libër – monument.
Ja si shkruan autori në faqen e parë të tij:
“Ua kushtoj këtë libër të gjitë mësuesve të Skraparit që vunë, qoftë edhe një gur në themelet e shkollës sonë, si dhe arsimtarve të të gjitha kohërave, të cilët lanë në malet e Skraparit rininë e tyre.
Djemve dhe vajzave mësuese të Beratit, Devollit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gramshit, Gjirokastrës, Kavajës, Kolonjës, Korçës, Kosovës, Lushnjes, Përmetit, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Tepelenës, Tiranës, Vlorës etj.
Me respekt e mirënjohje të pakufishme”!
Gjejeni librin dhe lexojeni, nuk do të zhgënjeheni!