
U nis për të shpëtuar jetën e të tjerëve, por humbet edhe jetën e tij
Pavarësisht vlerësimeve dhe shpalljes Dëshmor i Atdheut, që janë dhënë prej kohësh Kujtimit, pushteti lokal i Skraparit duhet ta kishte patur më në vëmendje këtë rast të veçantë të këtij djali të guximshëm dhe trim që dha jetën për të tjerët në lulen e rinisë dhe jo të bëjë qoka
Gjergji Qafoku
Në panairin e librit bleva librin e regjizorit të njohur Mevlan Shanaj, ndërsa po formulonte autografin, filloi një bisedë të ngrohtë dhe shumë dashamirëse, që e bëjnë vetëm njerëz të atij kalibri njerëzor dhe intelktual, thuaj se njiheshim prej kohësh:
– Nga je? – më pyeti.
– Nga Vërzhezha e Skraparit, – i përgjigjem.
– Si ore, ti qënke nga vëndi i Qazim Cergës dhe Kujtim Hysit!
Unë u shtanga, bashkë me kënaqësinë ndjeva dhe krenarinë!
– Unë, – vazhdoi regjizori, e kam nisur si ndihmës mjek në Fier, dhe këta i kam njohur si profesionistë të zotë dhe, mbi të gjitha, si njerëz të mirë, siç ini në përgjithësi ju skraparllinjtë! Kam shumë kujtime të bukura për të dy, aq më tëpër që tani ata tani nuk jëtojnë më, por që kanë lënë gjurmë të thella pas. Do të gjejmë kohën të flasim përsëri për ta.!…
Më dha librin dhe më hodhi dorën në qafë gjithë mirësi
***
Kujtim Hysi lindi në lindi më 8 korrik 1949. Ishte i biri i Izetit dhe Fatimes, vëlla i Fatmirit, Spartakut, Zalos, Bardhylit dhe Afërditës.
Pas përfundimit të shkollës 7 – vjeçare regjistrohet në shkollën “Skënderbej”, për mjek ushtarak, por që kreu vetëm tre vite, në vitin e katërt, më 1968, transferohet në shkollën e mesme mjekësore ” Jani Minga” në Vlorë.
Vazhdoii studimet e larta në mjekësi. Pasioni i tij ishte kirurgjia dhe neuro-kirurgjia. I përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera. Që student lexonte dhe përkthente në latinisht.
E nisi punën në qytetin e Fierit. Si kirurg nuk numlrohen operimet e tij. E ndiente përgjegjësinë dhe ishte i papërtuar.
Duke parë aftësitë e tij, pasionin, korrektesën, qytetarin e mire, e transferojnë në Tiranë. Nisi puna shkencore për Kujtimin, edhe pse kirurg i afirmuar ii çdo ditë studionte, dëgjonte nga kolegët e asnjëherë nuk hoqi dorë nga studimi.
Kreu studime suplementare në Fakultetin e Mjekësisë. Nuk ndahej asnjëherë nga doktor Bajram Preza e në çdo bisedë i thoshte: Profesor.
U martua me fisniken Violeta, nga Vlora, mësuese e aposionuar dhe lindën tre djem: Ervisin, Andin dhe Gencin.
Dhe, kur çdo gjë po shkonte si jo më mirë vjen ajo që nuk duhet të vinte aq shpejt dhe në atë mënyrë: Niset për të shpëtuar jetë, por humbet edhe vetë jetën.
Ishte data 22 nëntor i vitit 1989, Kujtimi ishte mjek i gatshëm në spitalin Nr. 2, Tiranë.
Rreth orës 13, autobusi i Institutit të Lartë Bujqësorë, me 14 studentë dhe tre pedagogë të kursit të Pemtarisë, në afërsi të fshatit Kudhës pëson aksident.
U shkaktua vdekja e shoferit Ali Omuri dhe studentit Albert Smoka, ndërsa shumë të tjerë ngelen të plagosur.
Në spitalin e Tiranës u dha alarmi.
Nisen nga Tirana dy helikopterë: i pari drejtohej nga komandant Vangjel Postoli, piloti Tafil Agaj dhe teknik Pandeli Xhumba, ndërsa i i dyti me komandant Agron Galanxhi, pilot Valedin Resuli e mekanik Agim Qarri.
Në bordin e tyre kishin ekipin e mjekëve të spitalit Nr 2, Tiranë, Kujtim Hysi, Dionis Nakuçi, Agim Qarri dhe ndihmes mjekja Dhurata Leka.
Moti ishte shumë i keq. Pilotët kanë diskutuar me njëri- tjetrin për vështërsitë, po errësohej, kishte mjegull.
Gjëndja e të plagosurëve ishte e rëndë, kanlëparë mjekët, dhe me sy kanë marrë aprovimin e tyre për fluturim.
Pas 20 minutash nga ngritja e helikopterëve ka ndodhur përplasja me malin Vuno, ku në të dy helikopterër humbën jetën 21 persona.
Kujtimi, iku në moshën 40- vjeçare, atëhere kur ishte formuar profesionalisht dhe familja kishte shumë nevojë për të.
Violeta, e shoqja kjo grua- burrë i rriti dhe i nxori në jetë tre djemtë. Genci sot po ndjek rrugën e babait, është kryeinfermerier në Urgjencën e QSUT, Tiranë.
Kujtimi ka marë titullin Dëshmor i Atdheut. Një rrugë në Tiranë në Njësinë 7 mban emrin e tij.
Pavarësisht vlerësimeve dhe shpalljes Dëshmor i Atdheut, që janë dhënë prej kohësh, pushteti lokal i Skraparit duhet ta kishte patur më në vëmendje këtë rast të veçantë të këtij djali të guximshëm dhe trim që dha jetën për të tjerët në lulen e rinisë dhe jo të bëjë qoka.