Dokumente arkivore: Teqetë Bektashiane dhe patriotizmi i tyre
Kurani, përkthyerë nga inglishtja prej llo Qafëzezi, Korçë 1927, fashikull’ e dytë. Z. Ilo na kishte dhënë më parë 126 faqe përkthime të gjashtë suretëve të Kuranit; sot në 27 faqe po na jep shqyptimin e suretëve Araf dhe Enfal.
Sadoqë na donte zëmra një përkthim nga arabishtja – drejt për drejt – urojmë përkthimtarin edhe për këtë shqyptim që na dhuron, me qenë se ësht’ i vetmi, dhe mbase për shumë kohë akoma do të mbetetë pa rival.
Nga teqe e Përmetit lajmërohemi se, themeltari i saj, Haxhi Babaj, mbas traditavet, do të ketë qenë 300 vjet më parë.
Teqe e Melçanit, pas një guri që gjendetë në të, thuhetë se më 1226 të hixhretit (afro 1800 me datën e Krishtit) u-themelua prej Atë Qazimit. Që atëhere kanë ardhurë tetë etër: At Hyseni (themelonjësi); at Mustafa, at Salih, at Abdullah, at Hamid, at Adem, at Hysen dhe atë Qazim i sotmë.
Teqe e Frashërit themeluar prej Tahir Dede, me emër tjetër Nasibi Sulltani, drejt motit 1230 (afro 1830). Që atëhere kan’ ardhurë: At Jusuf, at Alush, at Hysen, at Abidin, at Sheme, at Mustafa i sotmë.
Teqe e Prishtës është themeluarë më 1855 prej at Tahirit. I dyti kryetar i faltoresë ka qenë at Xhaferi, dhe me radhë: at Ahmed (internuarë në Sinop dhe vrarë atje); at Myhiddin, at Shaban, at Hysen, at Kamber i tanishmë.