Dritëhijet e një misteri: Dodona pellazgjike, simbolet e saj, dielli dhe lisi
BESIM DERVISHI
Shume historiane dhe studiues kane shkruar per Dodonen Pellazgjike. Sipas Herodotit, Zeusi nga Teba e Egjiptit hodhi ne ajer dy pellumba te zinj. Njeri qendroi ne Libi dhe tjetri ne Dodone. Ne Dodone pellumbi qendroi ne nje lis dhe aty filloi te fliste ne gjuhen njerezore. Duke komunikuar me njerzit qe banonin ne Dodone ai i njoftoi ata se pikerishte aty duhet te ngrihej nje vende i shenjte per Zeusin Pellazgjik. Banoret e kuptuan se ky ishte nje mesazh hyjnor dhe ndertuan tempullin e Dodones. Por ndersa per Tempullin Amon ne Libi studiuesit bien ne nje mendje per vendendodhjen e tij. Per vendndodhjen e tempullit te Dodones jane te ndare.
Shumica jane te mendimit se ky tempull ndodhet afer fshatit Dramesi ne Janine ku dhe jane zbuluar disa rrenoja perfshi dhe nje amfiteater nga studiuesi pasanik nga Arta, Konstandin Karapano me 1887. Por ka dhe disa studiues te tjere qe mendojne se Orakulli Dodones ose Dodona dimerkeqe dhe e ftohte (psikri Dodona ose dhisqimenos Dodona) e pershkruar nga Homeri ndodhet ne malin e Tomorrit afer Beratit ne Shqiperi, keta jane me te pakte ne numer. Ka dhe nje variant te trete ku shume studiues flasin per disa Dodona. Po te lexohen mire te dhenat qe japin Homeri, Straboni, Herodoti, Pindari dhe te tjere autore, shihet qarte se Dodona Pellazgjike eshte ne Tomorin e Shqiperise. Kete e tregojne rrenojat e shumta me mure ciklopik qe ndodhen ne Tomorr si ne krahinen e Suloves, ne fshatrat Tomorr, Fushe- Peshtan, Selan, Vlushe, Leshnje, Tomorrice etj. Pikerisht keto rrenoja jane bere objekt studimi nga disa studiues te huaj.
Rrenojat pellazgjike ne fshatin Tomorr jane permendur dhe nga studiuesi britanik Arthur Bernard Cook ne librin e tij me titull ” Zeus: A Study in Ancient Religion” Vellimi II, pjesa III, Botuar me1940 ne Londer, ku pikerisht ne faqen 1171 duke pershkruar disa ekspedita te disa studiuesve britanik ne malin e Tomorrit midis te cileve dhe Hugh Hunt nga Dublini ne 1929 por dhe te nje studiuesi me emrin Mr. Mathews i cili midis te tjerave thote se ” Ne se shkoni sot ne Malin e Tomorrit eventualisht do te gjeni nje fshat qe vetquhet Tomorr, siper te cilit jane disa rrenoja te vjetra te pastudiuara por qe banoret i quajne qyteti Dodona”. Kjo e dhene eshte ne perputhje te plote me te dhenen e studiuesit Perikli Ikonomi ne studimin e tij per Tomorrin ku ai midis te tjerave thote se: Qyteza vende ne faqe te Tomorrit nga Perendimi eshte nje vend teper i forte dhe shembellen si keshtjelle prej natyre me gure te medhenj si arka. Ky vend gjendet mbi katundin Tomorr poshte vendit (Maja e Matit) e cila quhet “Cuka e Peljes” dhe “Stradomi” (Saturni Domi). Kjo fare keshtjelle natyrore ndoshta eshte vendi i forte qe permend Straboni, duke thene se Dodona eshte vend i forte. Emri “Qyteza” duhet studiuar sepse permendja e emrit “Qyteza” mundet te tregoje qe aty afer ndodhet Dodona” ( shih Perikli Ikonomin ).
Nje tjeter studiues i huaj i cili ka studiuar rrenojat ne Tomorr ka qene ish- Konsulli grek ne Berat ne 1910 Emanuelis Rikakis. Rikakis ka shkruar nje broshure me titull ” Histori Arkeologji dhe Gojdhena per Beratin” botuar ne Athine me 1910, ku midis te tjerave ne faqen 5, 6 dhe 7 duke permendur Hesiodin si dhe Homerin por dhe duke studiuar vendet arkeologjike ne terren mendonte se ne kete zone ndodhen lumi Apsus(Osumi), ne njeren ane te te cilit ndodhej fisi i lashte Elimiota(Mallakaster) i cili kufizohej me Beratin qe atehere sipas tij quhej Orestiadha( emer qe sipas Ikonomit e mori nga Oresti djali I Agamenonit i cili pasi vrau nenen e tij u fsheh ne rrethinat e Tomorrit).
Po ne krahun verior te Tomorrit sipas Rikakis ndodhej fisi i lashte I Sellve (Selloi) pra ne zonen e Suloves se sotme ku ndodhen disa qytete me mure ciklopik. Rikakis shpjegon se sot fisi legjendar i Sellve quhet me emrin “Sulovaret” dhe se ketu afer ka qene vendendodhja e tempullit te Dodones( shih E. Rikakis). Te gjitha keto studime jane ne perputhje me studimin e rilindasit te fundit Perikli Ikonomi botuar me 1936 i cili me fakte dhe argumenta vendoste Dodonen ne malin e Tomorrit afer Beratit. Sipas Plutarkut te cituar nga Ikonomi; fiset qe banonin rreth Dodones ishin Sellet (Sulova), Enianet (qyteti Eni ne Tomorr) Perrevejte dhe Athamanet, te cilet u debuan nga Lapathet stergjysherit e Lapve te sotem( kujto Lumin Lapardhice qe buron afer Tomorrit dhe fshatin Lapardha qe ndodhet prane tij). Ne terren jane dhe shume toponime te tjera si Cuka e Peljes, Saturni, Qafa e Dodonit, Lumi Dodona e te tjera.
Por ditet e fundit gjithe ketyre fakteve i eshte shtuar dhe nje prove arkeologjike e re. Nga nje banore i zones eshte gjetur ne menyre te rastesishme nje artifakt mbi fshatin Bogove tek vendi i quajtur “Shkembi i Dobrushes apo i Selanit” midis fshatrave Dobrushe dhe Selan ne jug te Malit te Tomorrit, zone te cilen e perfshin Skrapari, Qarku Berat. Artifakti eshte material bronzi i gjate 13 centimetra, ne te verehet busti i nje gruaje e cila ne koke mban kuroren e lisit te thurur ndersa ne trup ka dy disqe ne forem dielli.
Dr. Ermal H. Baze ne nje punim te tij ku flitet per ” Te dhena Arkeologjike per prehistorin ne Qarkun e Beratit” ne faqen 74 (te cilat i rikonfirmon dhe mesuesi i Historise ne vitet ’80 zoti Demir Ago , i cili eshte personi qe kreu germimet e para ne vitin 1984) thote se: “Vendbanimi prehistorik ne fshatin Selan ndodhet ne lugun e kuotes me te larte te kreshtes shkembore te njohur me toponimin “Shkembi i Selanit” ne verilindje te fshatit me te njejtin emer. Germimin e pare ne vitin 1984 e kreu mesuesi i Historise Demir Ago. Kurse ne vitin 1987 u ndermoren germime sistematike nen drejtimin e arkeologut Luftim Ylli, gjate te ciles u hapen 4 kuadrata me permasa 4 x 4. Gjate germimeve te fundit u zbuluan mbeturina dyshemeje te shtruar me balte me te pjekur dhe pjeserisht me rrasa guri.
Midis gjetjeve u gjeten vegla pune te punuar prej stralli, guri dhe kocke, veglat e strallit si maja shigjetash, sharra, kruese dhe shpuese kane retush te himet dhe jane pregatitur nga stralli i cilsise se mire. Midis veglave te gurit dallohen spata dhe cekic me brime qe i perkasin nje tradite me te hershme. kurse veglat prej kocke ishin shpuese, fendyer. lemuese. Bashke me to u gjeten dhe pese spata bronzi te tipit dalte qe datohen ne periudhen e bronzit te vone. Po keshtu u zbuluan dhe ene qeramike. Ja si kujton tani zoti Demir Ago:” Gjate kohes qe un kam bere zbulime ne varrezat qe kam rastisur si ne Selan edhe ne Dobrushe ka patur objekte qeramike. Monedha e vetme eshte gjetur ne nje varr te prishur nga erozioni. Ndersa ne varrezat e tjera jane gjetur objekte qeramike.
Ndersa copa qeramike ( qypa te medhenj) ne arat e punuara ne zonen Dobrush Mal kane qene me shumice. Format e enve te kujtojne kulturen e Bronzit te Maliqit”. Vjetersia e ketij fshati permendet dhe nga Arkivat Osmane te vitit 1431 cituar nga blogu “Vendlindja ime Skrapari” i cili thote se: “Selani permendet me emrin Seljan. Ne rregjistra nuk egzistonte, kishte qene germadhe (rrenoja te vjetra), por me mbrapa qe rilulezuar. Kishte 18 shtepi, 2 vejusha dhe 1470 akce si te ardhura vjetore ( shih blogun Vendlindja ime Skrapari artikulli ” Skrapari i viteve 1431. Ja informacionet e rralla te pas pushtimit Osmane)
Disa autore si Poliby apo Livy na japin disa te dhena interesante se ne zonen e Dasaretve ne luginen e lumit Apsus (Osumi). Jane te shtrira nje sere qytetesh si Ilion, Antipatrea, Chrysondio, Phoebatis, Gerronium, Codrium, Bargullum, Creonium apo Bantia. (shih “A geographical and historical description of ancient ,V.1, autori John Anthony fq. 75). Midis te tjerave ata permendin se; “Pas renies se nje qyteti tjeter te parendesishem ne duart e romakve i cili quhej ILION. Gjenerali Romak i terhoqi forcat e tij dhe i ribashkoi me ushtrine e madhe apo kryesore ne lumen Apsus” (Osumin). Gjate sqarimit te qyteteve te permendura ne Iliri kryesisht ne krahinen e Dasaretve autori J.A. permende se qyteti Ilio (pra qyteti i diellit) sot quhet me emrin modern Selio qe i perafron shume emrit Selan, fshati afer te cilit ndodhet vendi ku u zbulua artifakti i gruas me dy disqe ne dore ne formen e dielli dhe kuroren e lisit ne koke te thurur . Ngjashmeria e emrit si dhe figura e diellit na bejne te mendojme qe ndoshta ketu ka qene qyteti Ilion i pershkruar nga Poliby dhe Livy, por keto te dhena meritojne hulumtime me te zgjeruara.
Sipas pershkrimit qe i ben artifaktit te Selanit studiuesi Gjergj Zogaj i cili e ka pare nga afer midis te tjerave ai thote se:” Ai perbehet prej materiali Bronz dhe ndoshta eshte i vjeter mbi 3000 vjete, eshte i derdhur ne bronz me sa duket ne punishtet e vendit ku eshte gjetur dhe e vulos perfundimisht se eshte Dodonase, sepse mbi koke ka kuroren me gjethen e lisit te thurur”. Por ky artifakt ka dhe dy “antena”qe i ka te vendosura mbi koke. Ndersa ne dy anet e duarve jane dy disqe ne te cilat eshte i dukshem shume qarte simboli pellazgjik i “Diellit”. Ne fund tek bishti ka nje shenje misterioze ne forme “X”. Fytyra e gruas ka tipare te rregullta por vihet re se buzet jane pak te trasha. Per cudi ky artifakt ka ngjashmeri te madhe me luftetarin Shardan te permendur nga studiuesi italian Leonardo Melis ne librin e tij “Shardanet”.
Ky fise bente pjese tek “Popujt e Detit” disa fise misterioze ku benin pjese dhe Peleshet, te perhapura ne mesdhe ne mijevjecarin e trete. Gjurme te tyre jane gjetur ne Sardenje, Troy, Qipro, Krete, Egjipt gjate kohes se faraonit Ramsie III bile thuhet deri ne Palestine. Shume autore theksojne se fjala Pellazge mundet te vije nga fjala Pelleng ose Pellgu, pra njerezit qe rrinin pranen Pellgut te mesdheut (shih Neremin Vlora Falaski). Gje qe ben te mundur te besojme se Popujt e Detit ishin fiset Pellazge qe shtriheshin rreth e rrotull Mesdheut. Por gjetja e artifaktit ne nje zone te thelle si Tomorri na bene te dyshojme per depertimin e Popujve te Detit ne nje zone kaq te thelle. Sipas studiuesit Perikli Ikonomi ne kohrat te vjetra deti ishte afer Lushnjes se sotme. Prova te tjera jane dhe gjetja e cengelve apo spirancave te anijeve ne zonat afer Tomorrit si ne fshatin Tomorre( Qyteza), Fushe- Peshtan (Kalaja), Vodez(Lapardha), Drobonik dhe te tjera vende (shih Perikli Ikonomin).
Keto te dhena na bejne te besojme se ne kohe shume te lashta keto zona ishin nen mbreterine e ujit. Ngjashmeria e artifaktit te Selanit me luftetarin Shardane eshte ne keto pika: Artifakti i Selanit ka dy disqe diellore njelloj si ai Shardane. Disqet e diellit jane te vendosura ne trup dhe ngjajne me gjinjte e grave ku dallohen dhe majat e gjinjve. Artifakti Shardane ka dy antena po keshtu dhe artifakti i Selanit. Por edhe ndryshimi eshte shume i madh. Ne artifaktin e Selanit verehet gati qarte se kemi te bejme me bustin e nje gruaje ndryshe nga artifakti Shardane i cili simbolizon nje luftetare. Disqet Diellore jane te ndara, kurse ne ate Shardane te bashkuara dhe formojne numerin “Tete”.
Vijat ku simbolizohen rrezet e diellit jane me te thella dhe me te rralla tek artifakti i Selanit, ndersa tek atifakti Shardane me te holla dhe me te dendura. Syte e artifaktit shardane jane me te vegjel, kurse te artifakti i Selanit kane forme te rregullt. Por ndryshimi qe i ve vulen perfundimtare eshte se ne koken e gruas te artifakti i Selanit eshte e dukshme shume paster “Kurora e Lisit” e thurur. Nje fakt interesant eshte se sipas L. Melis popujt e detit adhuronin bustin e nje femre e cila mbante ne dore dy disqe diellore dhe quhej nga ata “Nena e Mesdheut” ose “Mema e Madhe”.
Por nderkohe dihet se simboli i “Diellit” dhe i “Lisit” kane qene simbole pellazge dhe ne vecanti simboli i Dodones Pellazgjike. Vete kurora e lisit ne koke e thurur por dhe simboli i diellit i ve vulen perfundimtare se ky artifakt eshte nje simbol Dodonas. Nga kqyerja e tij mundet te kemi te bejme me nje artifakt i cili eshte perdorur per zbukurimin e tempujve(ndoshta ate te Dodones). Mundet qe imazhi i gruas ne artifakt me kuroren e thurur te lisit ne koke dhe dy disqet e diellit ne dore, te jete vete imazhi i Dodones se Tomorrit(Diona). Mundet qe imazhi i gruas ne artifakt te jete shembelltyra e njeres nga grate ose priftereshat e Dodones (Peljus). Qe sipas Herodotit erdhen nga Teba e Egjiptit dhe ishin tre, emrat e te cilave ishin me e madhja “Promeniena”, e mesmja “Nicandra” dhe e vogla “Timarete”.
Studiuesi Perikli Ikonomi permend dhe nje gojedhene e cila egziton ne zonen e Tomorrit per plakat e Dodonit, ja si thote ai; Peljet ose plakat qe permenden ne faltoren e tempullit te Dodones, i permend dhe popullsia e rrethit te Tomorrit te Shqiperise. Per ato tri plaka qe grarija i respektojne ne fund te Marsit dhe te parat dite te Prillit (30, 31 Mars dhe 1 Prill e ne vazhdim) te cdo moti. Pra ne keto tri dite te cdo moti kur bie shi dhe bene ftohte thuhet se tre plakat u treguan te egra, kur koha shkonte mire keto tre dite thuhet se plakat u treguan te urta dhe te buta. Keto tre dite te plakave grarija nuk punojne si per shenje nderimi. Nje lidhje me emrin Pelje dhe Plake do te kete dhe vendi i quajtur “Cuka e Peljes” i cili gjendet ne majen veriore te Tomorrit (shih P. Ikonomin).
Megjithate duhet te presim berjen e analizave te artifaktit te Selanit nga institucionet prestigjoze arkeologjike per te percaktuar moshen e tij si dhe certifikimin e artifaktit i cili eshte nje hap shume i rendesishem. Zbulimi i ketij artifakti do te beje shume buje ne qarqet akademike dhe do te jete nje “shuplake” per kundershtaret e Dodones se Tomorrit. Por njekohesisht gjetja e tij eshte nje indicie per fillimin e hulumtimeve te metejshme nga shteti shqiptare ne kete zone.
Rilindasit tane si Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Naim dhe Sami Frashri, Pashko Vasa, Hil Mosi, Cajupi, Ernest Koliqi, Perikli Ikonomi kane shkruar nje jete te tere se guri i pare i themelit pellazgjike, pra Dodona Pellazgjike ndodhet ne Tomorrin e Shqiperise. Ne perfundim te ketij shkrimi dua te citojte autorit Edwin Jasque i cili ne faqen 398 te librit “The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present” thote se: “Edhe pas pavarsise se Shqiperise, qe u munduan te sigurojne, patriotet shqiptare ishin te bindur se zgjidhja e vetme per (mos) percarjen ne dy grupe ndermjet myslimanve dhe te krishterve ishte zvendesimi i fese me SHQIPTARIZMEN. Keshtu qe Andon Zako, i cili perdori emrin Cajupi ne librin e tije “Memedheu”(Motherland), perfshiu ne te poemen “MALI I TOMORRIT”. Ne majen e te cilit ishte nje vend i shenjte, ku shqiptaret e lashte shkonin te konsultoheshin me ORAKULLIN (E DODONES shenimi im) rreth te ardhmes se tyre”./tetovasot
Literatura
“Historija e Tomorrit. Dodona Pellazgjike dhe Tomor’i Zotit te Pelazgjevet”- (Perikli Ikonomi) Vlore 1936
“Histori Arkeologji dhe Gojdhena per Beratin” – Emanuelis Rikakis, Athine 1910
“The History of Rome, Volume 4″ Autori Titius Livius”(59 B.C- A.D. 17) London 1921
“A geographical and historical description of ancient” ,V.1, autori John Anthony
“Historia”- Herodoti
The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present” Edwin Jasque, USA 1994
“Te dhena Arkeologjike per prehistorin ne Qarkun e Beratit”- Dr. Ermal Baze
“Shardana: I popoli del mare” – Leonardo Melis, Rome 2002
“Ja arkivat e rralle Osmane per vitin 1431 ne Skrapare” – Blogu “Vendlindja ime Skrapari”
“Nga Berati ne Tomorr dhe Kthime”- Eqerem bej Vlora, Sarajev 1911
“Pellazgët,Ilirët,Etruskët dhe Shqiptarët -qytetërime të lashta mesdhetare”- Nermin Vlora Falaschi , Prishtine 1998.
Ndihmuan me te dhena Gj. Zogaj, D. Ago, E.Canaj, A. Hysko.