Durrës: Një ceremoni e thjeshtë, e bukur, e ndjeshme emocionalisht në nderim të luftëtarit Ismail Aliaj Vëndesha
Nën kujdesin e shoqatës ”Tomorri” Durrës, të organizatës së veteranëve të LANÇ-it, të shoqatës së Dëshmorëve, të Muzeut Historik të Durrësit dhe të familjes Aliaj, është zhvilluar dje, në mjediset e jashtme të shtëpisë së Gëzim Aiajt, në lagjen nr. 13 të Durrësit, një veprimtari përkujtimore e thjeshtë, modeste, e ngrohtë, familjare, por, nga ana tjetër, edhe shumë e ndjeshme dhe prekëse emocionalisht:

Në inaugurimin e memorarialit në nder dhe respekt të të luftëtarit Ismail Aliaj (Vëndresha) morën pjesë kryetari i organizatë së LANÇ të lagjes 13 Durrës, Bastri Hoxha; nënkryetari i Organizatë së së Dëshmorëve të Durrësit, Hajdar Domi,; kryetari i shoqatës kulyurore atdhetare të Pezës, Palush Jorgji, si dhe familjarë, të afërm, miq shok dhe të afërm të familje Aliaj.
Këtë ceremoni përkujtimore e çeli kryetari i shoqatës “Tomorri Durrës”, Hajri Nuhu.
Në vijim, publicisti dhe miku i familjes Alia, dhe redaktori i librit “Aliajt, Smail dhe Lule Vëndersha”, Zylyftar Hoxha foli për jetën dhe veprimtarinë e kësaj familjeje, por më tepër për jetën e kryefamiljarit të saj, Ismail Aliaj.

Ndër të tjera, ai tha:
“ Në vitetet 1935 1939, Ismail ka shërbyer në ushtrinë e rregullt shqiptare të mbretërisë së Zogut me pagesë.
Nuk ishte gjë e vogël, të punoje te Mbreti, te Dovleti, jo në oborrin e largët, por brenda shtëpisë.
Ishte një nder i madh, në konteksin kohor dhe historik, të ishe i përzgjedhur në rrethin e parë, afinitiv, nga vetë mbreti dhe mbretëresha, i vetmi nga jugu, që i vunë edhe emrin “Toskë” kur e thërrisnin.

Me një besim koke, i thoshin kolegët e tij. Pasi mbreti, kur ai kërkoi leje për t’u martuar i porosity te rrobaqepësi i tij personal, një kostum ceremonial ushtarak me shirita dhe shënja për ta veshur ditën e dasmës. Ndërsa mbretëresha dhs një sepete me fustanin e nuses, veshje të tjera dhe dhe bizhu.
Nuk është pak të të vlerëojë mbreti dhe mbretërësha, por Isamili , për arsye ideologjike, që do tu kushtonte edhe fëmijëve të tij, heshti dhe e fshehu këtë segment të jetës së tij, nga më të bukurit dhe më interesantët.
Nëse e merrte vësh njeri ai do të ishte xhandar i Zogut dhe fëmijët e tij do të trajtoheshin si fëmijë të një të deklasuari, pavarësisht se ai më pas zgjodhi anën e duhur të historisë.

Është meritë e vetë Smailit për këtë ekuilibër politik, por është edhe meritë e Komitetit të veteranëve, shoqatës së Dëshmorëve dhe Muzeut Historik të Durrësit, që duke parë e gërmuar më thellë, i dhanë atij vlerat që i meritonte si luftëtar i Rezistencës Antifashite të 7 prillit 1939,si partaizan dhe veteran i LANÇ, si vëlla dëshmorësh, në fund të fundit si një njeri që ia vlen të përjetësohet në mënyrë më të mirë të mundëshme, siç kanë menduar fëmijët e tij dhe që po e përurojmë sot.
I falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar për rehabilitimin e tij”!

Më poshtë, për të gjykuar më drejtë dhe më mirë, po japim një jetëshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tij patriotike:

“Më 7 prill të vitit 1939, ai bashkë me njësinë ushtarake që ishte te Kepi i Rodonit, iu bëjnë rezistencë pushtuesve italianë. Ky ishte shkaku që pas disa ditësh ai është arrestuar, është torturuar në burg dhe më pas është internuar në Bari të Italisë bashkë me të gjithë skudrën e tij. Aty ka kryer 8 muaj internim.
Në vitin 1941, gjatë Luftës Italo-Greke, arrestohet nga ushtria italiane si i dyshimtë dhe pjesë e rezistencës në Skrapar.

Më pas në vitin 1943 – 1944 u rreshtua në Grupin e Tretë partizan të Skraparit, ku është plagosur dy herë (dhe për këtë kishte statusin e invalidit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare); një herë në betejën e Tendës së Qypit dhe një herë tjetër në Balibardhë të Berati, ku ishte bashkë me të vëllanë, Rizanë, i cili u vra në krah të tij, dhe sot është Dëshmor i Atdheut.

Veprimtaria luftarake dhe patriotike e Smail Aliajt është përshkruar dhe përjetësuar në dy libra, “Plaku i Vëndreshës”, me autor Abdulla Bregu dhe “Aliajt – Smail dhe Lule Vëndresha”.
