Dy gisht letër

Dy gisht letër

 

Mihal Gjergji

Mbenë gjyshërit e mi,
në një brinjë
Ylli i fatit perëndoi së gjalli
Një grusht eshtra nën dhe
Asnjë lule, asnjë qiri te varri

Si dje dhe sot, mbenë vetmitarë,
me vështrimin nga udha
Dikur,
m’i shkruanin në çdo fletë biografie
Tashmë,
m’i lexojnë në thinja e rrudha

Muret e kujtesës janë shembur
Edhe kullat e fisme të Gusmarit
S’ka kush shkruan për ta,
dy gisht letër
Vetëm era lëmon fijet e barit!