Dy metra vend për një varr dhe, më pak akoma, për një bust të Mestan Ujanikut!…

Dy metra vend për një varr dhe, më pak akoma, për një bust të Mestan Ujanikut!…

Në vend të një replike

Hajri Nuhu

Pak ditë më parë shoqata “Gorë–Opar e bashkuar”, dega e Elbasanit, realizoi një veprimtari për atdhetarin e nacionalistin Mestan Ujaniku dhe për të birin e tij, komandantin dhe luftëtarin Xhemal Ujaniku. Edhe unë u bëra pak “xheloz” . Ne, skraparllinjtë e Durrësit kishim atje prof.dr. Ajli Alushanin, që është edhe përfaqësuesi i nderit i degës së shoqatës “Tomorri” .

 

Po bëj vite që mendoj ndryshe, mendoj që skraparllinjtë i kanë borxhe Mestan Ujanikut. Këtë ma kanë përforcuar bisedat dhe një intervistë me djalin e tij, “të voglin”, mësuesin pasionant, tani në pension, Nuri Ujaniku. Më qartësoi edhe arkivi që Nuriu u ofroi autorëve të librit “Tomorrica”, Elmas e Arben Guga e ku kam bërë redaktorin. Kanë ndikuar shkrime e dokumente që janë botuar këto vite për të, libri i autorit Dule Kalemi.

Në portalin “Orakujt e Tomorrit” kishte edhe disa komente që lidheshin me punën e shoqatave të Skraparit për të promovuar dhe për “të larë borxhin” që kemi ndaj Mestanit. Dhe këto rreshta nuk janë shkrim për këtë figure të madhe atdhetare. Në fakt shkrimet e para për Mestan Ujanikun i kemi bërë në vitin 2001, kur në Skraparin tone ishte e vështirë të flisje për një figurë të tillë. Gazeta e atëhershme “Orakulli i Tomorrit” për disa numura botoi shkrime e kujtime, opinione pro e kundër. Ishte koha kur të propozoje “Qytetar Nderi” Mestanin, kishe më shumë se gjysmën kundër.

 

Fakti tjetër është që shoqata “Tomorri” ka organizuar veprimtarie dhe në Durrës. Shfaqjen e dokumentarit “Legjenda e maleve të Skraparit” me autor Zylyftar Hoxhën, promovimin e librit për të me autor Dule Kalemin. Interesant është një montazh dhe një poezi e poetit të mirënjohur Mihal Gjergji për këtë figure të madhe që na bën nder.

Ju sjell në vëmendje një detaj të dhimbshëm. Kur realizuam veprimtarinë në Durrës bëmë një buqetë me lule. Lule për komandantin e madh të lirisë. Ia dhamë Nuriut. Çfarë emoncioni!

Ai i përlotur tha : “Po ku ti çoj, ku? Babai im nuk ka varr…”

 

Kjo është edhe brenga e dëshira e  tij e madhe. “Mos vdeksha pa gjetur eshtrat e tim eti,-thotë ai në biseda.

Pse kaq e vështirë është që në varrezat e partiotëve e dëshmorëve të Çorovodës “të sajohet” një varr kenotaf dhe në çdo 5 Shtator lulet e para tëshkojnë atje se ai i meriton si askush tjetër? Cili nuk do? Kush pengon?

Kjo figure i kapërcen kufijtë e trevës. Them i kapërcen se Mestani luftoi jo vetëm në Mëlovë e Tomorricë, në Skrapar e Berat, por edhe në Gorë-Opar, në Kolonjë , Mallakastër, Rroskovec, kudo.

Mestani me të birin, Xhemalin

Po ai nuk luftoi vetëm në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare. 18-vjeçar ishte në Luftën e Vlorës bashkë me 300 skrapallinj nën komandën e Riza Cerovës e Ali Koprenckës. Pastaj në Lëvizjen Fanoliste të 1924 e mandej pjesëmarrës në Lëvizjen e Fierit. Ishte kundër çdo pushtuesi, kundër çdo padrejtësie. Pasaporta e tij ishte shqiptarizmi. Atdhetarinë e kishte të trashëguar ndër breza nga origjina, e kishte mburojë.  Është një figure kombëtare dhe nuk ka marrë vendin që meriton. Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë dekoratën “Shqiponja e Artë”.

 

Nuk e kam fjalën thjesht për titujt e dekoratat. Është fjala për një lloj paragjykimi. Ende për të autoritetet dhe organizatat që lidhen me mbrotjen e vlerave të LANÇ flasin me “gjysëm zëri” për të. Pra jam kundër opinionit që nuk kemi bërë asgjë. Kam mendimin që kem i bërë, por jo aq sa duhet të kishim bërë.

 

Po kaluan mbi 30-vjet, ndaje dhe është moment ti’t hemi mjaft qëndrimit ndaj figures Mestan Ujanikut. Dhej o për të larë “gojën”, as borxhin, por për të pare në sy të vërtetën e asaj që ka ndodhur. Ata që kanë përgjegjësinë duhet të bëjnë “katarsis” jo me fjalë, por të shpirtit.

Ka disa vjet që familjarët e tij realizuan edhe një bust me autor Vladimir Caridhën. Shetiti ai bust edhe në veprimtaritë tona. U bënë përpjekje për ta futur në Muzeun Historik të rrethit. Në fakt Mestani nuk do pak vend. Ai ka vendin atje. Atë vend e zgjodhi vetë që kur hodhi pushkën krahut dhe luftoi për liri. Ai do bashin e vendit se familja Musabelliu i dha shumë atdheut. Rrallë mund të gjesh familje në Shqipëri ku babai mori në luftë tre djemtë (një komandant çetedhe tjetri zëvendëskomandant batalioni) dhe kushërinjtë e tij.

 

Një fis që krijoi bërthamën e një Çete që në vitin 1941 për të shkuar më pas tek 14 marsi 1942, në krijimin e Çetës Plakë të Skraparit. Zbrazi pushkët nga më të parat në Shqipëri. Përgjatë luftës fliste BBC e radio Berlini, ”Zëri i popullit” dhe organe të tjera.  Gjeneralë të tjerë të shkolluar u bënë me turp përpara kapedanit të maleve.

 

Muze për të është edhe kujtesa popullore e gjeneratave që e njohën, më pas e brezave që kurrë nuk besuan në  “tradhtinë” e tij.  Më shumë se një bust në muze ai meriton një shtatore në mes të qytetit.

 

Shtatori po vjen. Këtë here përsëri do të mblidhen në qytetin e Çorovodës. Se është edhe 80-vjetori që lidhet me këtë datë, me Çlirimin. Mes të tjerëve do të përmendet edhe Mestani.

Pak, shumë pak për një figurë të tillë.

Djali i vogël i Mestanit, Nuri Musabelliu me të shoqen