“Ecoenergjia”, dallandyshja që zbriti nga Tomorri
Me biznesmenin e energjisë fotovoltaike, Rako Paja –
Hajri NUHU
Rako Paja është i pari biznesmen i energjisë fotovoltaike. I pari në Shqipëri që solli këtë risi. Guxoi si askush në një rrugë të re, të pashkelur. Në vitin 2014 merr i pari licencën për “Energjinë e rinovueshme fotovoltaike”. Këtë risi e solli nga Greqia. “Ecoenergjia” ishte kompania e parë e certifikuar për impiantet fotovoltaike në Greqi, certifikuar nga agjencitë më të besuara në kontinentin evropian. Filloi në Greqi. Por mendja i rrinte te Shqipëria. “Pse të mos e çoj atje, se vendi ynë është i bekuar nga Baba Tomorri”, thoshte shpesh, i ka të gjitha, malin e detin, lumenjtë dhe erën. Ka jo pak, por 283 ditë me diell”.
Kishte ikur në Greqi nga Çorrotai i i Tomorricës fëmijë, ende i pa rritur, në vitin 1994. Punoi 8 vjet në një kantier ndërtimi dhe më pas për 8 vjet të tjera krijoi një sipërmarrje të suksesshme në fushën e ndërtimit në zonën e Kalikrotes. La “gjurmë” kudo në ndërtim. Punë me cilësi, korrektesë në zbatimin e kontratave. E la ndërtimin, që i dha emër, dhe nisi një rrugë të re, të panjohur, me të papritura.
Në këtë rrugë e futi Jani Titakis, një inxhinier i fushës. Jani dhe ortaku i tij gjerman panë, asokohe, tek Rako Paja një djalë shumë punëtor e korrekt. Ishte nga ata “që punës i kishte thënë punë”. Ata vendosën që së bashku të “hynin” në tregun shqiptar.
Tomorricari la emigracionin dhe erdhi në Shqipëri me një plan dhe ëndërr të madhe. Rrugën e kishte shtruar drejt metropolit. Familja e tij e thjeshtë, me ndihmën e djemve, ishte shpërngulur nga Çorrotati në Durrës. Kur u kthye, filloi të fliste, por edhe të lëvizte për ëndrrën e tij. Njerëzit me të cilët fliste, e shikonin me skepticizëm. Dashakeqësit nënqeshnin, por edhe epengonin. Burokratët e zyrave të shtetit e shikonin me përçmim. Njëmijë pengesa “për të bërë vetëm letrat”. E shikonin “nga duart” se korrupsioni është sëmundja e mallkimi ynë për të ecur përpara. Por vullneti e këmbëngulja e Rakos i la “pa frymë”. Ai nuk u step.
Donte të hidhte themelet e një investimi të perspektivës. Për vete po se po, por edhe për njerëzit, bizneset, vendin. Dhe ia doli. Të tjerë erdhën pas tij. Por ai mbeti i pari, me kurajë e vizionar. Dhe në një kohë kur energjia është pavarësi, mirëqënie,s tabilitet, ai vështron përpara, ka punë shumë dhe plane për të fuqizuar biznesin.
“Fafa Grup”, me energji fotovoltaike, më pas edhe të tjerë…
Rako Paja i gëzohet çdo pune. Në mbyllje të punimeve për impiantin në Resortin “Fafa Grup”, ai bën foto dhe merr edhe në telefon miq e shokë. Një impiant me fuqi instaluese 500 Kw. Një resort si ky e kërkonte një impiant të tillë, modern, që të “nxjerr faqebardhë”, krahasuar me llogaritë e kripura të faturave të energjisë elektrike.
“Në fillim realizuam impiantin tek “Fafa Premium” me 350 Kw. Puna me Fatos Cerenishtin, presidentit dhe administratorit të resortit gjigant, ishte kënaqësi. Ai guxon, ka ide. Eshtë i drejtëpërdrejtë edhe në ndonjë vrejtje që ka”, – thotë Rako Paja.
Ndërsa vetë presidenti i “Fafa Grup”, Fatos Cerenishti, pasi “preku” rezultatin e impiantit të parë, vlerësoi punën e ekipit të “Ecoenergjia SHPK. “Ka dy arsye që punova me Rakon – thotë Fatosi. Kemi bërë llogaritë dhe leverdia ekonomike është tashmë e provuar. Së dyti, është cilësia e punës.Një ekip profesionistësh që të lë pa fjalë…”
Dhe tashmë kur ngreh impiante të tilla, ai kujton fillimet. Parku i parë u hap në aksin Tiranë-Durrës në vitin 2015. Ishte vetëm 50 Kë. Më pas në Fushë-Krujë me një impiant 350 Kw.
Janë këto arsye që ekipi i Rakos “nuk bie në tokë”,është shumë i kërkuar. “Ku nuk kam punuar” -thotë ai. Vetëm kohët e fundit investoi në Dibër në kompaninë “Xhelips SHPK” me 500 Kw, “Dibra” me 250 Kw, në Vorë tek “Endi SHPK” po me fuqi 500 Kw, “MIKO Blindi” Durrës me 300 Kw, “Ena SHPK” 100 Kw, “GLORIA 260 Kw”, hotel “Krali” Vlorë etj. Kudo nëpër Shqipëri. “Kam punë e projekte të shumta-shprehet Rako. Kjo më gëzon”.
Vështirësitë dhe sekreti i suksesit…
Me Rakon befasohesh në bisedë. Përvoja e këtyre viteve ka bërë të vetën. E pyet për vështirësitë. “Tërësia e burokracisë që ende na shoqëron. Në fillime problem ishte një ligj integral për shfrytëzimin e energjisë diellore. Mbeta dyerve të ministrive. Tashmë është një ligj efektiv e praktik që na jep mundësi të investojmë përmes projekteve ambicioze. Pastaj kjo puna jonë ka një specifikë. Duhet të bindësh klientin që do të investojë, por ai nguron. Eshtë vështirësa të prekë produktin. Pastaj është më lehtë. Duhet të bindësh edhe bankat që të japin kredi pa koleteral. Ato kërkojnë siguri”.
Gjërat thjeshtohen kur kompanitë që investojnë për panelet diellore prekin rezultatin. Kur ata zerojnë faturën e energjisë elektrike që për biznesin është një barrë e rëndë, veçanërisht tani në kohë krize.
Kur e pyet si ia del, ai të thotë se e ka gjetur çelsësin për të trokitur në privatë e biznese, në zyra e banka. Cilësia të krijon besimin tek ta. Unë nuk jam tregëtar panelesh. Këtë ua kam bërë të qartë ortakëve të mi dhe klientëve. Unë nuk shes panele, unë “shes” projekte. Kjo besoj se më ka bërë konkurues në këtë treg që sa vjen e zgjerohet. Klientit i lëmë dy vjet kohë. Një garanci që ai të prekë vetë suksesin e asaj për të cilën ka investuar. Këto kanë bërë që këto vite janë qindra impiante fotovoltaike me gjeografi në tërë Shqipërinë e më shumë në zonën bregdetare. Vetëm energjia fotovoltaike zgjidh krizën e energjisë. Një krizë që në kushtet e tanishme, në kushtet e konfliktit Rusi-Ukrainë vetëm do të thellohet. Ne duhet të bëhemi të pavarur në energji, pse jo, mund të bëhemi eksportues të saj. Kam projekte që në pesë vitet e ardhshme të zgjerojmë gjeografinë e investimit tonë në hapësirën mbarëshqiptare në Maqedoni, në Kosovë e pse jo edhe në vende të tjera të rajonit”. Përvoja shumëvjeçare e ka bërë Rako Pajën më konkret dhe më të guximshëm.
Skuadra e Ecoenergjisë
Janë mbi 50 persona. Të mirëshkolluar e me përvojë në këtë punë. Janë “mjeshtra” të një pune që kërkon kujdes. Në skuadër bëjnë pjesë pesë specilistë grekë që tashmë janë edhe miqtë e Rakos. Jorgo, Thanasi, Dhimitri, Kosti.
Në këtë punë në krye janë Juanis Titakis dhe vajza e tij, Kristina, që merret me marketingun e kompanisë. Ka edhe specialistë gjermanë. Kuptohet, që pjesë e invetimeve këtu janë specialistët e punëtorët shqiptarë. Fatush Tatën e pasojnë me përgjegjësi e pasion Florian Jançe, Fatjon Sulko, Kledisi, Eduardi, Sokoli. Inxhinierë elektricistë. Janë aty në skuadër gati për punë e shërbim cilësor. Këtu nëpër vite u specializuan edhe vëllezërit e mi, Muharremi, Albani, Enea. Në total janë 33 inxhinierë. Aktualisht janë 10 elektricistë dhe 20 punëtorë. Me ta kemi krijuar një ekip simpatik, ekip pune. Specialistë që lexojnë e ndjekin të rejat e kësaj fushe, njerëz seriozë që e duan punën. Janë në terren, janë përshtatur me punën..
Disa ditë më parë duke diskutuar me ministren Belinda Balluku i bëra edhe një propozim që është risi në këtë fushë. Kemi biznese në fushën e turizmit që për shkak të ndërtimeve nuk kanë hapësira për vendosjen e paneleve diellore. Zgjidhjen e kemi gjetur. Ne mund të vendosim impiantin në një perimetër deri 30 km. Pra ne mendojmë për klientin, ofrojmë zgjidhje mbi kushtet konkrete që ofron infrastruktura e tyre. E padyshim kjo e çështje të tjera kanë nevojë që të bëhen pjesë e legjislacionit të fushës, për të cilat ministrja na mirëkuptoi.
Marrëdhëniet mes njeri-tjetrit, mes specilistëve të Ecoenergjisë janë njerëzore e korrekte. Kjo punë më jep kënaqësi ngaqë puna më çon nëpër atdhe. Kemi vend të bukur, por edhe njerëz të zgjuar e të ditur që “bënë kurbet”, që panë, që guxojnë. Ne na mbetet të menaxhojmë diellin që na ka falur perëndia.
Traditat “kryefjala” e Pajës…
Emri ka rëndësi. Njeriu ka një emër dhe duhet të lërë një gjurmë në jetë. Fjalët që gjyshi i tij, Muharremi, ia thoshte kur ai i vogël. Fjalë që atëherë nuk i kuptonte. Tani e kupton rëndësinë e tyre. Dhe me punë e ka lartësuar emrin e tij. Edhe të zonës, të Tomorricës ku lindi.
I pëlqen jo vetëm puna. Këndon mirë. Kohë me parë mblodhi “bilbilat” e zonës e më gjerë dhe ngriti grupin folklorik “Tomorrica”. Grupi ka repertorin e tij dhe është në treg. Zëri më interesant i grupit është Nesim Mëno, vazhduesi i këngës së Demir Zykos. Mandej Sefedin Çela e Pellumb Gjata si dhe “tomorricarin e Gramshit”, Vilson Zani. Por edhe të tjerë që “huazohen” nga Skrapari. Eshtë rikthyer me grupin e grave Leonora Gjoni dhe të mirënjohurat Dashuri Hysaj, Teuta Skrapari, Neta Doko. Rako këndon bukur edhe vetë. I pëlqen turbofolku,por më shumë kënga me iso. “Eshtë tabani, tradit, .po humbëm edhe këngën çfarë na mbetet?!”- shprehet Rako Paja.
Sytë i ka tek Tomorrica, tek Tomorri. Vitin e kaluar atje në majën e lartë të Tomorrit, tek tyrbja e Abas Aliut instaloi një panel. Dhe “maja” ndriçoi. Ishte drita e një njeriu që beson tek e mira, një bektashi i devotshëm. Në një ditë mblodhi bashkëfshatarët atje në Çorrotat. Dhe aty si dikur, ngarkuar me mall e nostalgji gëzoi, këndoi. Nuk e ndan punën nga kënga, nga dollia…
Kanë nisur punët e mira të këtij njeriu të mirë. Ato do të vazhdojnë. Garanci është ecoenergjia, puna dhe suksesi aty. Pasuria më e madhe e këtij njeriu është pasuria shpirtërore. Një shpirt i ngohtë si dielli me të cilin “merret”, një shpirt i kthjellët si uji që buron shpateve të Tomorricës. Të asaj Tomorrice nga erdhi edhe “dallandyshja e parë” ECOENERGJIA.