Edhe pse në skajin e harresës, një jetë dinjitoze, sfiduese dhe frymëzuese për të gjithë ata që do të njohin historinë e tij  

Edhe pse në skajin e harresës, një jetë dinjitoze, sfiduese dhe frymëzuese për të gjithë ata që do të njohin historinë e tij  

 

 

Nga Agron Guri

 

 

Në një kohë kur figura e mësuesit kërkon gjithnjë e më shumë vlerësim, në zemër të Tomorricës, në Çërricë të Skraparit, jeton një ndër ata njerëz që i kanë dhënë kuptim të plotë fjalës “arsimtar”.

 

Fari Breshani, sot 72 vjeç, mbetet një simbol i përkushtimit, i dijes dhe i dashurisë për brezat.

 

 

Për plot 45 vite, ai ka qenë në shërbim të arsimit, duke edukuar dhe formuar breza të tërë nxënësish.

 

Nuk ishte thjesht një mësues që jepte mësim sipas programit, por një edukator që dinte të formonte karakter, të ngjallte dëshirën për dije dhe të udhëhiqte nxënësit drejt së ardhmes. Shumë prej tyre sot janë të shpërndarë në fusha të ndryshme të jetës, por të gjithë mbajnë në kujtesë figurën e mësuesit të tyre të paharruar.

 

 

Në vitet e vështira, kur mungonin mjetet më të thjeshta, Fariu nuk u ndal. Ai ndërtonte vetë mjete shkrimi për nxënësit, duke u bërë jo vetëm mësues, por edhe shembull i gjallë i përkushtimit dhe sacrifices.

 

Kujtoj kur shkoja në keto shkolla, nxenesit e mesues Fariut veçoheshin. Baza materiale didaktike e përgatitur nga ai ishte e larmishme mësimi bëhej konkret.

 

 

Por personaliteti i tij nuk kufizohet vetëm në arsim.

 

Fari Breshani është edhe një mjeshtër i rrallë që luan instrumente muzikore, nga violina te çiftelia, duke i dhënë jetë tingujve të muzikës popullore shqiptare.

 

Në duart e tij, telat e çiftelisë marrin një tingull të veçantë, që shpesh të kujton klarinetën apo fizarmonikën. Ai interpreton me pasion këngë e valle nga jugu dhe mbarë Shqipëria, duke mbajtur gjallë traditën.

 

Nuk ka në Shqipëri  një instrumentist të tillë, që me një vegël muzikore të Veriut, të realizojë në mënyrën më të përkryer meloditë e Jugut.

 

Unë, si shkrues i këtyre radhëve dhe admirues i Fariut, çuditem që nuk paska një specialist muzike të dallojë veaçiantinë e tij dhe t realizojjë koncerte me interes kombëtar.

 

 

Edhe sot, në moshën 72-vjeçare, ai  vazhdon të jetë aktiv. Punon, krijon, ndërton dhe jeton mes maleve të Tomorricës, aty ku natyra dhe puna e tij bashkohen në një harmoni të rrallë.

 

Madje, me duart e tij ka ndërtuar edhe një pishinë mes maleve, duke e bërë vendin më të jetueshëm dhe më të bukur për komunitetin.