Agim Ceno, i ati i Egla Cenos, një nga Heronjtë e heshtur të Punës dhe të Artit në Poliçanin e viteve ’60 – ’90 të shekullit të kaluar

Agim Ceno, i ati i Egla Cenos, një nga Heronjtë e heshtur të Punës dhe të Artit në Poliçanin e viteve ’60 – ’90 të shekullit të kaluar

 

 

Në historinë e Poliçanit, këtij qyteti të ri industrial, ngritur mbi asgjë, veç një fshati të vogël dhe tokash bujqësore, viti 1966 ka qenë viti më vital, më rinor për këtë qendër të re që po merrte jetë.

 

400 djem dhe vajza nga fshatrat e Beratit dhe të Skraparit u grumbulluan për t’u specializuar në një kurs 9 – mujor me gati tetë profesione, pasi ishin me arsim 7 – vjeçar.

 

Më vonë, në vitin 1968, një pjesë e mirë ë tyre vazhduan shkollën e mesme mekanike me degët përkatëse.

 

Në këtë kontigjent ka qenë edhe Agim Ceno, nga Peshtani i Beratit, i cili punoi në Repartin Instrumental nr. 118 si axhustator.

 

Në vitin 1967 filloi të funksionojë Kino-klubi, që kishte biblliotekë, sallë mbledhjesh dhe veprimtarish artistike, bilardo, shah, si dhe, më të rëndësishmen, sallën e kinemasë, ku shfaqeshin filmat, por në raste të veçanta përdorej edhe për shfaqje artistike.

 

Drejtori i parë i kino=klubit në atë kohë ka qenë Palush Melëngau nga Berati, ndërsa udhëheqësi artistik ka qenë fizarmonicisti dhe organizatori i talentuar, Bilbil Kapinova.

 

 

Pas këtyre, pasi linin punën, mblidheshin edhe shumë të rinj paionantë pas artit dhe skenës, ndër të cilët ishte Sejfulla Myftari, Agim Ceno e shumë e shumë të tjerë.

 

Sejfullai iku në Berat, ndërsa Agim Ceno u specializua për kineast dhe zëvendësoi Palushin. Aty ai punoi me përkushtim për vite me radhë.

 

Kinoklubi u kthye në shtëpi kulture dhe Agimi dallonte në të gjithë personelin drejtues dhe organizues të këtij institucioni. Ai edhe pse pa funksion zyrtar, mori drejtimin e gjithë pallatit të kulturës, duke punuar aty deri edhe në 16 orë në ditë.

 

Poliçani, për natyrën e e vështirë të punëve, ka patur shumë Heronj të Heshtur të Punës, dhe një ndër ta ka qenë edhe Agim Ceno.

 

 

 

 

Orakujt e Tomorrit”, të ndjeshëm për ato çka ndodhin në lidhje me krahinën e Skraparit dhe zonat për rreth malit të shenjtë, po paraqet më poshtë një material të botuar dje në rrjetet sociale për marrëdhëniet familjare të familjes Ceno.

 

 

 

 

“Jam krenare që i kam ngjarë!”- Egla Ceno rrëfen mes lotësh humbjen e të atit

 

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka rrëfyer mes lotësh humbjen dhe mallin për të atin, Agim Cenon, i cili u nda nga jeta vite më parë, kur Egla ishte gjimnaziste.

 

 

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka treguar lidhjen e fortë që ata kanë pasur.

 

 

Ka qenë një njeri gjakëmbël. Këtë nuk ma ka trashëguar për fat të keq. Mblidheshin pas tij shumë njerëz, kaçurrel si puna ime. Kisha një stol ku shihja filma dhe kur atij i mungonte asistenti, asistenti i tij isha unë, ngrija një pulsant dhe filmi nuk ndërpritej. Ecnim nga Poliçani deri në Peshtan te gjyshja, ecnim rreth dy orë larg në këmbë, mblidhnim lule, bënim kurora. Para pak ditën takova mamin andej dhe…(qan) më ka marrë malli. Ka vdekur aq veç sa jam unë sot. Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë.

 

 

Sa kisha mbushur 18 vjeç kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje… Më dha atë që mund të më jepte, nëse më bie rasti trashëgoj një këshillë nga im atë që më thoshte ‘bëj çfarë të dojë zemra, por kur të ikësh mos të thonë ja kjo’ dhe një gjë tjetër që nuk e kam kuptuar deri vonë, më thoshte “çdo ves mund të falet, ama vjedhja është mamaja e gjithë veseve”.

 

 

“Më ka ngelur peng që nuk arriti të jetojë. Unë e gëzoj çdo ditë, kam energji të madhe, e di që dhe ai do ishte kështu. Nuk mundi të bëjë shumë gjëra. Më vjen keq për të”, thotë ajo.