Emiliano Biraku, djali nga Skrapari, një nga personalitetet më në zë të Venecias, nuk ndalet në projektet dhe idetë e tij tepër të guximshme politike, sociale dhe kulturore

Emiliano Biraku, djali nga Skrapari, një nga personalitetet më në zë të Venecias, nuk ndalet në projektet dhe idetë e tij tepër të guximshme politike, sociale dhe kulturore

 

Emiliano Biraku. E kemi bërë të njohur edhe më parë në faqet e gazetës on line “Orakujt e Tomorrit”, por siç ndodh që miqtë dhe lexuesit  e kësaj gazete shtohen nga dita në ditë, po e bëjmë të njohur edhe për ta.

 

 

Eshtë një djalë shumë i suksesshëm me origjinë nga Barçi i Skraparit, me banim dhe veprimtari të shkëlqyer pune, biznesi dhe kulture në një prej qendrave më të rëndësishme turistike të Europës dhe të botës, siç është  Venecia.

 

 

I integruar tërësisht në jetën e një qyteti të sofistikuar, që për 1100 vjet ka qenë kryeqyteti i repubikës Serenisima, një qytet që bart një nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërimit botëror dhe atij perëndimor në veçanti, Emiliano, si kryetar i Dhomës së Tregtisë të Veniecias, drejton, organizon, bashkon dhe kooperon mbi 30 mijë biznese të vogla, me gati 100 miliardë euro të ardhura në vit.

 

 

Emiliano është një djalë ambicioz, një personalitet i kompletuar publik në Itali dhe në Shqipëri, që, çuditërisht, nuk ndalet në projektet dhe idetë e tij tepër të guximshme, siç janë studimet në universitetin më të famshëm të botës, në Harvard, sipëmarrjet kulturore dhe artistike të Venecias etj. 

 

Këto ditë ai është dekoruar me “Urdhrin Luani Artë i Venecias” .

 

Dy shkrimet e mëposhme, të botuar në një nga gazetat italiane, bëjnë fjalë pikërisht për këtë.

 

 

Jemi munduar t’i përkthejmë në mënyrë të shkurtuar, por saktë për “Orakujt e Tomorrit”:

 

 

 

 

Sipërmarrësi Emiliano Biraku rrëfen përvojën e tij në kampusin e Harvardit

 

 

Brenda Harvardit në momentin më të diskutuar: Emiliano Biraku, sipërmarrësi shqiptaro-venecian banues në Lido, ndan përvojën e tij si student i pranuar në Harvard Kennedy School. Është i vetmi venecian aktualisht i pranuar si student në këtë universitet prestigjioz amerikan.

 

“Kam zgjedhur, për kursin tim të studimit, mënyrën e përzier, me pjesëmarrje online dhe fizike, sepse kjo më lejon të kombinoj studimin, të cilin e adhuroj, me aktivitetet e mia sipërmarrëse në Venecia dhe me familjen time.

 

 

Mund të them, me mirënjohje, që po jetoj një përvojë të mrekullueshme. Lidhur me masat e Trump-it, përveçse janë hedhur poshtë nga gjykatat, vetë universiteti amerikan ka vënë në dispozicion të studentëve dhe avokatëve të tyre një numër telefoni për t’u kontaktuar.

 

 

Vendimi për të ndjekur këtë rrugë formimi lindi nga një dëshirë e thellë për rritje personale dhe për të kontribuar në mënyrë më të efektshme në komunitetin tim.

 

 

Ëndërroja si fëmijë të studioja këtu – vazhdon sipërmarrësi – dhe tani që kjo mundësi më është dhënë, nuk e shoh si një mbërritje, por si një akt përulësie.

 

Studimi për mua është një formë respekti: ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Po mësojmë një mënyrë të re të komunikimit, një mënyrë të ndryshme për të kuptuar udhëheqjen. Dhe më bën krenar fakti që jam pjesë e një klase ndërkombëtare, me shumë nga bashkëstudentët e mi që mbajnë role të rëndësishme në nivel ndërkombëtar».

 

 

Biraku ka ndërtuar një aktivitet sipërmarrës në sektorin e turizmit dhe kulturës në Venecia.

 

“Sot – vazhdon ai – jam i angazhuar në projekte që synojnë të vlerësojnë talentin lokal dhe të ofrojnë alternativa ndaj monokulturës turistike. Nuk kërkoj poste apo njohje, nuk kam asnjë ambicie politike. Besoj se gjithsecili mund të japë kontributin e vet për komunitetin, edhe pa tituj zyrtarë.

 

 

Pikërisht në këtë liri qëndron forca: në mundësinë për të vepruar me ndershmëri dhe vazhdimësi, në shërbim të të mirës së përbashkët”.

 

 

 

Biraku mori çmimin Gran Premio Internazionale del Leone d’Oro, një vlerësim që ia ka kushtuar qytetit të tij dhe banorëve të tij.

 

 

 

“Është privilegj i madh të mund të kthehesh, çdo ditë, edhe përmes një gjesti të vogël, me diçka më shumë në qytetin tënd. Me diskrecion, por me këmbëngulje”.

 

 

Il Gazzettino, botuar më 28 maj 2025

 

 

 

“Urdhri i lartë i Luanit të Artë”, vlerësimi më i fundit për Emiliano Birakun

 

 

 

Një vizion sipërmarrës i dëshmuar përmes një karriere të shkëlqyer të orientuar drejt vlerësimit të kulturës, formimit dhe ndërmarrjes: për këto arsye, sipërmarrësi venecian Emiliano Biraku është nderuar me një vlerësim prestigjioz në Senat, në Romë.

 

 

Çmimi i Madh Ndërkombëtar i Venecias me Urdhrin e Luanit të Artë i ka dhënë Birakut një pergamenë si njohje të veçantë. Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në sallën Zuccari të Palazzo Giustiniani. Ndër të pranishmit ishte edhe senatori Sergio Rastelli, i cili ka qenë mikpritësi i iniciativës dhe të cilit Biraku i drejtoi një falënderim të veçantë.

 

 

 

Sipërmarrësi ka shumë projekte për zhvillimin kulturor të ishullit të Lidos, mes të cilave edhe ideja për të nisur një qendër të përhershme të prodhimit kinematografik, për të cilën kanë shprehur interes disa institucione dhe hapësira.

 

 

Ceremonia u prezantua nga aktorja Luz Adriana Sarcinelli, nënkryetare e Luanit të Artë, dhe nga themeluesi Sileno Candelarsi, i cili ka marrë në zotërim të gjitha markat e këtij çmimi. I pranishëm ishte edhe i gjithë komiteti organizator i Çmimit të Madh Ndërkombëtar të Venecias, i drejtuar nga avokati Maurilio Prioreschi, dhe ndër anëtarët ishte edhe veneciani Pierpaolo Zagnoni.

 

 

 

“Jam veçanërisht krenar për këtë vlerësim – tha Biraku – të cilin sot dua t’ia kushtoj qytetit tim Venecia dhe banorëve të saj, që përfaqësojnë shpirtin dhe janë një prioritet për mua. Dëshiroj t’i kthej qytetit tim, sado pak, diçka më shumë çdo ditë. Me një gjest të thjeshtë për të qenë aty, pa bujë, por me këmbëngulje”.

 

 

Il Gazzettino, maj 2025

 

Shënim:

 

Komiteti i Çmimit njoftoi se më 27 qershor, Birakut do t’i dorëzohet pllakata e Luanit të Artë në Palazzo Grandi Stazioni, selia e Rajonit.