Ermonela Jaho, Anëtare e Jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Ermonela Jaho, Anëtare e Jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

 

Nё kuadrin e hapjes dhe pasurimit tё Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me anëtarë të rinj, mbështetur në nenin 6, pika 3 tё ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, dhe nё nenin 11, pika 1, 2 dhe 5 tё Statutit të ASH-së, Ermonela Jaho u zgjodh nga Asambleja e ASHSH, Anëtare e Jashtme, si personalitet i artit, kёngёtare lirike, soprano me njohje ndёrkombёtare.

 

 

Ermonela Jaho, e formuar nё shkollёn shqiptare tё kantos, renditet sot me dinjitet nё elitёn e artistёve lirikё mё tё shquar tё botёs dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka për nder që e ka atë në gjirin e saj.

 

 

Në këtë mënyrë, sopranoja e famshme, Ermonela Jaho bëhet Akademikja e dytë e Shqipërisë me origjinë nga Skrapari, pas Xhevahir Spahiut…

 

 

…,duke mos harruar këtu edhe reformatorin dhe arkitektin e shquar të arsimit dhe shkencës shqiptare, Kahreman Yllin, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar dhe të veçantë për ngritjen e Universitetit dhe Akademisë së Shkencave shqiptare.