Et’hem Bakiasi (Kapinova), një luftëtar, patriot i rrallë, një pushtetar i zoti, njerëzor, miqësor, i dashur me gjithë
Et’hemi rridhte nga një famijle patriotësh të dëgjuar që e shkrinë gjithë jetën e tyre për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e Shqipërisë.

U lind në shtator të vitit 1922, atëhere kur atmosfera e Luftës së Vlorës kishte lënë gjurmë të thella në të gjithë vendin, ashtu edhe në fshatin tonë.
Gjyshi i tij, Mestani, pat qenë luftëtar në Çetën e Pasho Kokës. Baba ii tij, Avniu, ishte lidhur me çetat patriotike së bashku me nipin e tij, Muçon, i cili ishte një antizogist i flaktë dhe njëkohësisht miku dhe shoku i Riza Cerovës, Halim Xhelos etj.
Lëvizja Nacionalçlirimtare e gjeti Et’hemin 19 -20 vjeç. Ai e priti përgatitur, pasi në shtëpinë e tij ziente kuvendi, ku burrat e fshatit dhe krahinave për rreth, përgatiteshin për t’u hedhur në veprime konkrete. Et’hemi, duke qenë një djalë i ri, u rrëmbye nga kjo lëvizje e gjerë dhe e shumëpritur prej tij. Mori pjesë në Konferencën e Rinisë Antifashiste të qarkut të Beratit, mbajtur në Vërzhezhë.
Baba ii tij, Avniu udhëhoqi batalioninterritorial të vendit, ku u bashkua edhe Et’hemi. Më pas ai u inkuadrua në batalionin territorial të Nesim Osojës.
Pas batalionit u krijua edhe organizata e Rinisë Antifashiste, ku Et’hemi u zgjodh anëtar i Këshillit dhe delegat për në Kongresin e BRASH-it në Helmës të Skraparit.
Më pas, në maj të vitit 1944, u zgjodh, anëtar i shtabit territorial dhe komisar i kompanisë së parë të këtij batalioni që u krijua në Qafën e Kalibarit, Potom.
Në vitin 1945, caktohet me detyrën e shefit të Arsim – Kulturës të rrethit të Skraparit.
Në vitin 1947, zëvendës kryetar degepër Sigurimin në Lushnje.
Në 1949, shef i Financave të rrethit deri në vitin 1952.
Në 1953, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar.
Në vitët 1957 – 1959, me studime në Institutin Bujqësor dyvjeçar.
Në vitet 1960 – 1966, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit.
Në vitin 1967, inspektor në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, deri sa doli në pension.
Kudo që punoi u dallua për vullnet të lartë dhe korrektësi.
Et’hemi kishte një miqësi dhe shoqëri të rrallë. Ai mbante lidhje me miqësitë e hershme, si një vlerë dhe pikëtakimi me jetën. Ato e gëzonin pa masë.
Trashgon disa medalje dhe dekorata si: Medalja e Kujtimit, Medalja e Trimërisë, si dhe titullin “Qytetar Nderi” i Qarkut të Beratit.
U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1999.
—————–
Marrë nga libri “Kapinova në shekuj”, i autorit Pasho Çela
