
Evdal Zoto: Mbahu, të mbahemi!…
Ky mars i kësaj radhe s’më pëlqen fare! Dy nga shokët e mi më të mirë dhe familjet e tyre, po i shkëpusin lidhjet me Shqipërinë e po largohen, si emigrantë!
I pari, ka disa vite në Hollandë, iku me të shoqen e me një djalë dhe u shtuan dhe me një vajze atje. I duhet të marrë nënshtetësinë holandeze për të patur një jetë sa më normale atje për veten e fëmijët, e kësisoj ka bërë kërkesë për heqje dor nga shtetësia shqiptare! Minus katër: një ekspert logjistike dhe një inxhiniere IT, dhe dy fëmijë(!)…
I dyti, i ka dalë llotaria amerikane, dhe në fund të muajit ka biletën e avionit. Pak më herët, me kontratë pune, është nisur dhe i vëllai i tij, bashkë me të bashkeshorten dhe djalin e vogël. Sërish, minus katër, një elektricist, një pasticier dhe një ekonomiste, si dhe një fëmijë i vogël(!)
Minus tetë(!) Të gjithë djem e vajza Tirane, të rriturit me profesione e zanate dhe punë, me shtëpi e katandi ,kur i thonë, njerëz të shkëlqyer, shokë të mirë!
Këtu, vetem numri i deputetëve nuk ndryshon! 140 me 3.2 milionë në 1992, prapë 140 edhe me 2.4 milionë në 2024, a me pak tani në 2025, se shifrat thonë se humbasim nëpër botë 50.000 bashkëqytetarë në vit.
Nëse ndonjë kandidat nga këta të shpallurit rishtazi e ka në program të zvogëlojë numrin e deputetëve e të reduktojë rrogat e privilegjet e tyre, në raport me zvogëlimin e popullsisë, më tregoni e t’ia premtoj votën!…
Ndërhyrje e editorit:
Në vend të mbylljes së shkrimit, po japim përgjigjen e autorit ndaj një komentuesi: