Evis Tërpollari merr çmimin Thomas S. Green dhe çelësin e qytetit të Worcester të SHBA -së

Evis Tërpollari merr çmimin Thomas S. Green dhe çelësin e qytetit të Worcester të SHBA -së

 

Nga Hajri Nuhu

 

Afro një vit më parë një veprim i Evis Tërpollarit më “ngacmoi” për të shkruar. Djaloshi nga Backa dhe Megi Xhekobs, e dashura e tij amerikane u ngjitën deri në Qafën e Martës për të celebruar dashurinë e tyre.Aty këmbyen e vendosën unazat. Dëshmitarë ishin dy prindërit e tij  Ibrahim e Mjaftoni Tërpollari.

 

Çfarë emoncioni?! Po  i kthehemi këtij personazhi interesant. Se ai është tashmë njëlloj ambasadori i vlerave tona në vendin e qytetin ku jeton,në Worcester. Nuk është i vetmi. I përket asaj gjenerate që e nisi shkollimin në atdhe dhe që atje u rrit intelektualisht dhe jo vetëm. Këtu mbaroi universitetin  për Biologji e masterin për Punë Sociale.

 

Plot 27 vite më parë shkoi me familjen në SHBA. Edhe atje vazhdoi studimet. U përball me vështirësi e fitoi. Tashmë ai është krenari për prindërit,për backallinjtë ku jane rrënjët,për Poliçanin e më gjerë.

 

 

Çmimi i Thomas Green: Evisi heroi i shërbimit publik

 

Një çmim 35-vjeçar. Byroja e Kërkimeve herë pas here jep këtë çmim për heronjtë  siç thuhet në njoftim që lidhet me ceremoninë e ndarjes së tyre. Në themel të vlerësimit qëndron njohja publike e përpjekjeve të jashtëzakoshme të individëve në të gjithë rajonin,të cilët ia kanë kushtuar jetën e tyre personale komuniteteve tona. Këtë vit u nderuan pesë punonjës,pesë individë të fushave të ndryshme që mishërojnë idealet e Thomas S.Green Publik Service Awards.

 

 

Një prej këtyre heronjëve është shqiptari Evis Tërpollari. Janë disa parime e kritere që përcaktojnë dhënien e çmimit. Evisi shquhet për kryerjen me entuziazëm të detyrave mbi e përtej thirrjes së detyrës. Eshtë bashkëpunues,me kulturë komunikimi me kolegët,komunitetin. Edhe më parë qyteti e kishte vlerësuar. Kanë shkruar gazeta e revista. Shqiptarët e atjeshëm e kanë ndjerë “dorën” e Visit.

 

Edhe në ceremoninë e zhvilluar një muaj më parë ata ishin atje. Mes tyre si i ftuar special ishte edhe prof.dr Ajli Alushani. Edhe ai provoi emonicionet e ceremonisë. Kryetari i Bashkise Joseph M.Petty evidentoi vlerat e këtij djaloshi që siç tha ai “ i pëlqen të ngjisë malet’. Dhe ai ngjitjen e lartësitë ka hobi. Evisi me atë çfarë ka arritur ka ngjitur e do të ngjisë lartësitë e jetës.

 

 

Mes të tjerave ai tha :”Evis Terpollari, Worcester Health  Human Services Z. Terpollari është Menaxher i Projekteve për të pastrehët për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Worcester. Në atë rol, ai është i angazhuar personalisht në kontaktin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me popullsinë e pastrehë dhe zhvillon zgjidhje kreative për të ofruar strehim dhe shërbimet e nevojshme për individët dhe familjet.  Dhembshuria dhe profesionalizmi i tij e bëjnë atë një nga avokatët më të mëdhenj të komunitetit për njerëzit e pastrehë. Ai punoi pa pushim gjatë COVID për t’u siguruar që komuniteti po kujdesej për të pastrehët dhe nuk mori kurrë një ditë pushimi, dhe gjatë  vetëm gjatë asaj kohe ai strehoi 40 individë vetëm.”

 

 

Krahas personaliteve si James Brooks nga Zyra e Zhvillimit Ekonomik,Jacquelyn Burmeister nga Mjedisi,Brenda Colon nga arsimi,Skott Stark nga fusha e energjisë është edhe Evisi ynë.  Në fjalën e tij ai shpalosi i qetë e pa u mburrur devizën e tij për të ndihmuar e për tu shërbyer të tjerëve. I pëlqen t’ju kujtojë të tjerëve se ai është nga atdheu i Nënë Terezës.

 

 

 

Worcesteri i jep  çelësin  Evisit

 

 

Kaluan ditë me emoncione pas kësaj ceremonie. Nuk mbaroi aty. Para disa ditëve Evisi merr në shenjë mirënjohje çelësin e qytetit. Askush më parë ndër shqiptarë nuk e kishte marrë. Shumë të rrallë e kanë marrë edhe të tjerë që janë munduar të inteegrohen në jetën amerikane. Një ceremoni në Bashki ku familja Tërpollari provoi emoncione.

 

“ Evisi  bën krenar çdo qytetar të qytetit tonë,-tha kryetari i Bashkisë. Ai nuk rresht së punuari.Kudo që shkojmë dhe me këdo që komunikojmë,në zyra e shoqata ,në komunitete qytetarësh dëgjojmë të flitet me respekt të veçantë për punën e tij. Më pas ai i dorëzoi çelësin e qytetit. “Ishte një kënaqësi e rrallë ,-shkruan Mjaftonia. Krenari jo vetëm për ne. Nuk i mbajtja dot lotët. Edhe Bimi u mrekullua . Pas fjalëve të rastit mes emoncineve mbajta në dorë çelësin e këtij qyteti ku djali ynë Visi tashmë ka një emër të nderuar”.

 

 

Fjalë nëne që mbajnë brenda krenarinë. Ndërsa Visi i falënderon të gjithë ,ata që janë atje,por nuk harron ku e nisi,ku u formua fillimisht.Dhe vecon  Mjaftoninë e Bimin për përpjekjet për ta rritur e edukuar. Vlerëson shumë edhe Megin,shoqen e jetës ,një mbështetje e madhe në rrugën e tij për të sfiduar në rrugën drejt shtigjeve të reja e lartësive që i pëlqejnë aq shumë.