
Fadil Nasufi, “xhaketë e vjetër”, por e pastër, si një kostum “fringo” i ri, i panjollosur…
Rushan Dosti
Ndoshta as vetë se kishte menduar se rikandidimi i tij nga radhët e PS, këtë herë do të ishte i imponuar nga vetë kryesocialisti Rama. Ka ditë që qarkullon një video në prezantimin e kandidatëve socialistë të Qarkut Berat. Shfaqet kryesocialisti Rama teksa jep superlativa për “senatorin” e socialistëve beratas duke e cilësuar atë si “specie në zhdukje”, dhe si një maratononak që di vetëm të fitojë.
Portreti që Rama, me pak fjalë, i bëri Fadilit, nuk është se befasoi njeri, as ata që nuk e njohin Fadilin sa duhet. Prej mbi 30 vjetësh Nasufi ka qënë një nga figurat qëndrore të politikës dhe pushtetit vendor. Deputet pas vitit 1990, Kryetar Bashkie për disa mandate Prefekt i Qarkut dhe prej dy legjistatura Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithçka e ka fituar me garë, përballje e me votë.
Fadil Nasufi ka qënë dhe mbetet aset i çmuar i PS në Berat dhe Shqipëri, për faktin që ka mbetur besnik i kauzës. Nuk u është trembur dështimeve, por as ka qënë euforik me sukseset në jetën e tij mbi 30 vjet në politikë dhe në vendimmarrje si kryebashkiak, deputet e Prefekt i Qarkut.
Është një nga politikanët më konstantë me të mirat dhe të metat e tij, por mbi të gjitha ka qënë dhe ka mbetur mik i të gjithëve. Ka shkuar derë më derë për gëzime dhe hidhërime, duke u ndodhur pranë njerëzve kur ata kanë patur nevojë. Nuk ka patur në dorë çelsin magjik për të ndryshuar gjithçka, por politikën e ka vënë në shërbim të publikut.
Kryeministri nuk është se ka thënë ndonjë gjë të re, vetëm ka sjell në publik ekstratin e mendimit që beratasit dhe komuniteti i qarkut kanë krijuar prej vitesh për këtë figurë emblematike të së majtës shqiptare.
Me këtë rast, po sjell në memorie të komunitetit beratas faktin që Fadil Nasufi, pas marrjes së këtij mandati si deputetë, do të hyjë në librin “Gines”, sepse është i vetmi politikan dhe pushtetar, që për 30 vite ka të njëjtin numër teefoni, të cilin e dinë të gjithë përmendësh. Fakt, që flet shumë për ndershmëri dhe besnikëri konstante. Telefoni i tij është i disponueshëm në çdo kohë provojeni dhe do të më jepni të drejtë!
Nëse ka “lojtar” që di të “luaj” në politikë, ai është Fadil Nasufi. Jo vetëm për shkak të përvojës, se sa aftësive komunikuese me elektoratin, majtas apo djathtas. Është një lojtar i “trajnuar” dhe i provuar që vetëm di të fitoj. Në të gjitha zgjedhjet lokale apo parlamentare, ku ai ka marrë pjesë, është cilësuar edhe nga kundërshtari si fabrikë votash dhe nuk është akuzuar asnjëherë për blerje apo vjedhje votash.
Edhe kur njerëz të familjes socialiste janë munduar ta dëmtojnë duke bashkëpunuar me kundërshtarë të tij, përsëri ai ka triumfuar. Falë qetësisë së tij profetike, vijon të jetë “lojtari” më pontecial në skuadrën e kandidatëve të PS në Berat, edhe pse garon në listën e hapur.
Fadil Nasufi, për rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje, është për Ramën dhe PS – në një ,”Luca Modric” i Realit të Madridit, i cili edhe pse më i vjetri, i shërben Ançelotit për fitore, ndaj ai e hedh në lojë kur i duhet. Rama e di mirë se ç’do të thotë të kesh lojtarë të tillë dhe për këtë arsye i mban në lojë.
Sa për disa zëri mërmëritës, të cilët kanë nisur të sulmojnë me teorinë e “xhaketave të vjetra” është koha t’u kujtoj se më mirë një xhaketë e vjetër e pastër se sa një kostum i ri, por i njollosur…
## blog