FAFA famëmadhe hap dyert dhe zemrën për mësuesit dhe ish-mësuesit skraparllinj në ditën e shënuar të tyre
Hysen Binjaku
Dje mora një ftesë nga Shoqata “Tomorri”, dega Durrës, për të marrë pjesë në një takim që kjo degë, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, organizon në Grand Blue FAFA më 4 Mars 2023.
Në pamundësi për të qenë i pranishëm (me gjithë dëshirën e madhe) në nder të pjesmarrësve, organizatorëve dhe mikpritësit Fatos Çerenishti , po ripostoj një shkrim të botuar tre vite meë parë në një nga gazetat qendrore.
Janë thjesht mbresa të një takimi të paharrueshëm. Gëzoj që edhe ky i sivjetshmi të jetë i tillë, pse jo edhe më i mirë se ai i pari.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë arsimtarët ndër vite!…
Mirënjohje pafund mecenatit dhe filantropit të ndjeshëm skraparlli, Fatos Çerenishtit
Faleminderit!
Grand Blue Fafa Resort, Golem: Mësues dhe ish-mësues të Bashkisë Poliçan festojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
Në 28 shtator 2019 në Poliçan, u festua 50-vjetori i Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi”, në të cilën morën pjesë nxënës dhe ish nxënës, mësues dhe ish mësues të kësaj shkolle që nga themelimi i saj, banorë të shumtë të qytetit. U organizua me të vërtetë një festë e bukur për pjesëmarrësit dhe vetë qytetin, por surpriza ishte: “Në 7 Mars 2020 të gjithë ish-mësuesit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi”, Shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” dhe Shkollës 9-vjeçare “70 vjetori i Pavarësisë” të qytetit Poliçan janë të ftuar dhe të lutur që të festojë së bashku në Grand Blue Fafa Resort, Golem”.
Ftesa erdhi nga një prej pjesëmarrësit në festimet e 50-vjetorit, ish nxënës i shkollave të këtij qyteti, njëkohësisht djali i një prej kolegëve tanë, nga biznesmeni i një prej sipërmarrjeve më të fuqishme në fushën e turizmit, nga Fatos Faik Çerenishti…
Tiranë 20 shkurt 2020, bie zilja e telefonit dhe në anën tjetër të telefonit dëgjoj: “Profesor, Fatosi jam. Po afron 7 marsi. Ju lutem që Ju, komisioni i festimeve të përvjetorit të shkollës së mesme, të më ndihmoni në sigurimin e sa më shumë pjesëmarrës, ndërkohë kam edhe një dëshirë tjetër, të gjithë ata që duanë të marrin pjesë mund të vinë të shoqëruar edhe nga bashkëshortët apo bashkëshortet. Mirë ardhshi”.
Pra, fjala e thënë, në një moment gëzimi në Shtator 2019, po mbahej. Ishte detyra jonë që të bënim më të mirën që dëshira e tij të plotësohej.
Filluam nga puna. Me njoftimin e ish-mësues, të shpërndarë në të katër anët e vendit, u morën Hysen Binjaku, Flamur Manushaqe, Trëndafile Braho, Hysen Flamuri, Zyra Guri, Astrit Shatro, Selime Hysi, ndërsa Vjollca Lulaj, Mirela Zotkaj dhe Arjana Hasanaj, drejtueset e tre shkollat të qytetit të Poliçanit, u morën me njoftimin e atyre që janë mësues aktualë në këto shkolla. Falë edhe mjeteve të komunikimit, brenda një kohe të shkurtër u bënë njoftimet dhe konfirmimet e mjaft pjesëmarrës, të cilët shprehnin falënderimet për mikë pritësin.
Falënderimet e tyre i sintetizova në këtë mesazh, që i dërgova më 22 shkurt Fatosit:
“…Kemi marrë mjaft konfirmime… Fatos, me këtë veprim po lartëson akoma më tepër figurën e mirë që babai Juaj, kolegu Ynë, i miri Faik kishte krijuar tek secili nga Ne. Për mua, kjo është nderim edhe për Faikun. Faleminderit, Hysen Binjaku”.
Përgjigja e Fatosit: “Faleminderit për vlerësimin që keni për baba Faikun. Mirë ardhshi”!…
Festimet në Grand Blue Fafa Resort, Golem. E Premte 6 Mars 2020, ora 17.00.
Në hollin e godinës qendrore të FAFA janë mbledhur mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) gra dhe burra, shumica në moshë por ka edhe të reja e të rinj. Ata në moshë janë ish mësuesit/mësueset e shkollave të qytetit Poliçan (dhe bashkëshortet/bashkëshortët e tyre), tashmë në pension. Më të rinjtë (ka edhe mesoburra apo mesogra), janë mësues në shërbim në shkollat e këtij qyteti (dhe bashkëshortet/bashkëshortët e tyre).
Pasi takohemi me njëri tjetrin, bëjmë ndonjë foto me miq, shokë dhe kolegë dhe akomodohemi në dhomat e hotelit, rezervuara posaçërisht për ne.
Në orën 18.00 në një nga sallat e bukura të hotelit, pas tingujve të Himnit Kombëtar, fillon aktiviteti me rastin e ditës së mësuesve.
Moderatorja e këtij aktiviteti, zonjusha Jona Doko, gazetare në një prej televizionet e vendit, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Mujsiu” Durrës, vajzë Skrapari, ia jep fjalën publicistit z. Hajri Nuhu, ish mësues në Skrapar, i cili, në hyrje të fjalës së tij, tha: “Është i veçantë ky takim festiv . Festa e 7 Marsit për ju të nderuar kolegë, mësues e ish mësues të Poliçanit këtë vit festohet ndryshe.
Pak muaj më parë, kur u festua 50- vjetori i Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” miku juaj, djali i këtij qyteti, biznesmeni Fatos Çerenishti ju ftoi në këtë shtëpi të madhe e të bukur, në Grand Blue Fafa Resort, që padyshim është një nga krenaritë e turizmit shqiptar.
Ne skraparllinjtë që jetojmë në Durrës nuk u befasuam. Këtë ne, anëtarët e shoqatës atdhetare e kulturore “Tomorri”, e kemi provuar prej disa vitesh. Humanizmin dhe pasurinë shpirtërore të tij e kanë provuar individë e familje në nevojë, e kemi provuar ne me mbështetjen që na jep në veprimtaritë e shumta për të ruajtur e mbajtur gjallë traditat më të mira të trevës Tomorriane, e provuan edhe qytetarët që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit”. Pasi bëri një historik për arsimin në krahinën e Skraparit, ai tha: … por historia e shkollës në Poliçan është interesante sa vetë qyteti. Ajo lindi me qytetin, një qytet plot jetë e diversitet kulturash. Kuadro të ardhur nga qytete të ndryshme, por edhe djem e vajza të ardhur nga çdo fshat i Skraparit. Të gjithë me një objektiv. Të ndërtonin qytetin, të lartësonin veten e më pas fëmijët përmes dijes.
Nuk kishte traditë, atë e krijuat dhe e ruajtët ju. Ju që e patë mësimdhënien jo thjesht si një profesion, por e patë këtë profesion si një mision. Ju që në themel vutë pasionin e dashurinë për nxënësit dhe qytetin. Kjo bëri që ju të kishit një shkollë elitare që rrezatonte në tërë rrethin e më gjerë. Vështirë të vlerësosh gjithë atë armatë inxhinierësh që dhanë mësim, ata dhjetëra mësues të rrallë që ishin “ajka” intelektuale e qytetit të punëtorëve, ata qindra nxënës që shkëlqyen nëpër vite. Një pjesë nëpër vite i “mori Tirana”, ata ecën, morën tituj e grada shkencore, dhanë e japin mësim auditorëve”.
Në emër të grupit organizator të këtyre festimeve, përshëndeti pjesëmarrësit ish mësuesi dhe ish drejtuesi i Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” Poliçan (emblema e kësaj shkolle e kam quajtur unë në një shkrim të dikurshëm) z. Flamur Manushaqe, i cili, ndër të tjera tha: “Ky takim është vazhdim i aktiviteteve të cilat janë mbajtën në Poliçan, si 30-vjetori i shkollës 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë” apo 45-vjetori i maturës së parë dhe që kulmon me 50-vjetorin e Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” mbajtur në 28 shtator 2019. Më lejoni që, në emrin tuaj, një falënderim të veçantë t’i dërgojmë ish nxënësit z. Fatos Çerenishti që mundësoi këtë takim, duke bërë kështu realitet një premtim të pa kërkuar të Tij”.
Së fundi, në fjalën e tij, Flamuri tha: “Le të jetë ky takim edhe një homazh për ata punonjës të arsimit në Poliçan, mësues apo drejtues, që nuk janë më, si; Spiro Çili, Hysen Yzeiri, Luljeta Nuraj, Bujar Allajbeu, Faik Çerenishti, Tomorr Hysi, Ethem Bregasi, Zenel Hysi, Ali Kapxhiu, Bardhyl Baze, Neim Koxhi, Tomorr Guri, Heteme Kondi, Astrit dhe Vera Proko, Marjeta Pasho, Ethem Selimi, Lulëzim Saliasi, Lavdie Salillari, Shkëlqim Salillari etj”.
Mikëpritësi, Fatos Çerenishti, që për arsye pune nuk ndodhej këtë mbrënje në Shqipëri, nuk harroi të na përshëndës me një vidiomesazh. Nga moderatorja e aktivitetit u lexuan mjaft përshëndetje që kishin ardhur nga ish mësues që nuk mundën të ishin prezent për arsye objektive, por veçoj atë të ardhur nga ish mësuesja dhe ish drejtuese e Shkollës 9-vjeçare për mjaft vite, zj.Vangjeli Kondi, e cila na drejtohet Ne të gjithëve:
“Eh, sa lule kemi marrë! Po lulet thahen. Kujtimet e bukura, urimet e zemrës përjetësisht mbahen. Gëzuar o shoqe, gëzuar o shokë, 7 Marsin festën Tonë! Jetë e shëndet paçi, të lumtur përgjithmonë. Sa dëshirë që kishim, të ishim midis Jush po jeta kështu qenka, se parashikon kush”. Ndërsa ish mësuesja Zengjine Hysi, në shenjë falënderimi për ish nxënësin e saj, ndërkohë mikpritësi i ish kolegëve të sajë, shkruan: “Të uroj të fluturosh me krahë shqiponje në qiellin e kaltër të biznesit tënd. Krenari për të gjithë Ata që të dhanë mësim Ty, Fatos!”
Ora 19.30 Të gjithë futemi në restorantin, që është vënë në dispozicionin tonë, ku kaluam një darkë të mirë organizuar, me muzikë, humor dhe ushqim të bollshëm.
Gjithçka mbyllet me mëngjesin dhe kafen e përcjelljes në orën 10.00 deri në 11.00 të ditës së shtunë, 7 mars 2020, me urimin: Mirë u takofshim në festime të tjera!