“Fafa Resort” hap dyert për një ceremoni mbresëlënëse festive të skraparllinjve

“Fafa Resort” hap dyert për një ceremoni mbresëlënëse festive të skraparllinjve

 

Është zhvilluar dje në kompleksin famëmadh, strehën kulturore dhe shpirtërore të skraparllinjve të Durrësit, FAFA, veprimtaria e radhës së shoqatës kulturore atdhetare “Tomorri” Durrës me temë: “Shoqata Tomorri – Durrës në vite”.

Në fjalën e hapjes së kryetarit Hajri Nuhu, krahas bilancit të një pune dhe veprimtarie të suksesshme dhe mbresëlënëse të kësaj shoqate, u vu në dukje situata jo e mirë, që nuk nderon askënd, e ndarjes dhe përaçjes absurde të shoqatës ”Tomorri” qendrore.

 

 

Më tej, në cilësinë e kryetarit të degësë Durrësit të kësaj shoqate, Hajri Nuhu kërkoi  mirëkuptim nga aktorët dhe faktorët që e kanë në dorë për një zgjidhje sa më të shpejtë, sa më të mirë dhe sa më përbashkuese.

 

 

Po këtë gjë kërkuan, në fjalën e tyre më pas, edhe dy përfaqësuesit e kryesisë së Shoqatës Mbarëkombëtare Tomorri, Tiranë, Rustem Zyko dhe Nuri Çuni, por pa dhënë ndonjë rrugëzgjidhe konkrete, që, sipas zërave të shumtë në sallë, ishin zgjedhjet e reja.

 

Më tej veprimtaria u zhvillua sipas programit, me një dokumentar memo – historic, të realizuar mjeshtërisht nga njohësi i kësaj fushe, Hajri Nuhu, ku u evidentua puna dhe veprimtaria shoqatës në vite.

 

 

Pas dokumentarit u përcoll përshëndetja që dërgoi nga SHBA prof.dr. Ajli Alushani dhe ajo e  “zotit të shtëpisë”, sipërmarrësit Fatos Cerenishti, që, si gjithnjë, foli me gjuhën e shpirtit të tij të pastër e të pasur.

 

 

Në sallë ishin përfaqësues të Shtëpisë së Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit.

Kryetari i saj, poeti i mirënjohur Agim Bajrami përshëndeti dhe mori duartrokitje me interpretimin e tij.

 

 

Një vlerësim i dorëzuar nga këngëtari i njohur durrsak, Ylli Çiftja, në vend të motivacionit, kishte vargjet: “Ku i kap yjet me dorë / Erdhi dielli, reja iku / Erdhi Mestan Ujaniku”… i dorëzua personalish veprimtarit Hajru Nuhu.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Meta, kishte dërguar për t’iu dorëzuar me ceremoni, një Çertifikatë Mirënjohje, mbesës së Mestan Ujanikut, Edlira Gjinishit (Ujanikut).

 

 

Në vazhdim Çertifikata Mirënjohje në emër të shoqatës “Tomorri” Durrës, iu dorëzuan Fatbardh Xhamallatës, Edlira Gjinishit (Ujanikut) dhe këngëtarit popullor, Nesim Mëno.

 

Në fund grupi popullor me Nesim Mënon, Xhevahir Borën, Neki Zhupanin dhe Kastriot Alihoxhën sollën këngën folklorike të trevës.së Skraparit.

Plot emocion ishte edhe interpretimi i poetes Luljeta Leka, kushtuar Çorovodës pranë Dodonës në Tomorr.

 

Veprimtaria u mbyll me këngë, valle e dolli në një prej mjediseve luksoze të FAFA -s.

 

Foto:

Arsen Metani