Faik Çerenishti, nderim punës, nderim njeriut te punës!…

Faik Çerenishti, nderim punës, nderim njeriut te punës!…

 

Përkujtohet dhe nderohet nesër në mbrëmje në FAFA – resort, Durrës, Faik Çerenishti, një ndër themeluesit kryesorë të këtij gjiganti turistik

 

 

 

Duke kërkuar të dhëna për një njeri të thjeshtë, punëtor, por edhe të veçantë si Faik Çerenishti, me origjinë nga Vëndresha e Skraparit, se si e ka nisur dhe mbyllur jetën e tij, të bie në sy se madhështia e njeriut nuk qenka vetëm te shkolla, te puna e privelegjuar, te lartësia hierarkike që zë në shoqëri nga faktorë objektivvë apo subjektivë, por është edhe te thjeshtësia.

 

 

Se edhe thjeshtësia të bëka të madh, të bëka të njohur, të bëka të zësh një vend nderi dhe të merituar në mjedisin shoqëror që të rrethon.

 

 

I tillë, rrezatues me punë dhe me shembull ka qenë Faiku.

 

Lindi në Vëndreshë të Madhe në 7 dhjetor të vitit 1934. Pas përfundimit të arsimit bazë të kohës, atëhere kur njerëzit nguronin, të lëviznin, guxoi  dhe la fshatin për një jetë më të mirë.

 

 

 

Shkoi në Kuçovë dhe filloi punë në industrinë e naftës, natyrisht në një punë të rëndë. Pas tre vjetësh, mendoi të zinte një zanat të hajrit. Kur ishte në fshat kishte përdorur veglat e marangozit që kishte sjellë gjyshi nga kurbeti në Francë dhe çoç i vinte ndoresh.

Në vitin 1956 u vendos në Berat, një qytet i bujshëm dhe i punës rindërtuese në atë kohë.

 

 

 

Ishte vetëm 22 vjeç. Filloi punë marangoz në ndërmarrjen e përpunim-drurit pranë mjeshtrave të vërtetë. Ai i heshtur, “blinte” shumë e “shiste” pak në zanat, të cilin e  përsosi shumë shpejt.

 

 

Pas krijimit të familjes, në vitin 1959, mori edhe atë dhe u vendos në një shtëpi që bleu në lagjen “Murat Çelepias.

 

Në vitin 1966 filloi të merrte jetë qyteti i ri i Poliçanit. Në atë kohë iu bë thirrje  gjithë të larguarve skraparllinj të ktheheshin në rrethin e tyre dhe të punonin në uzinën gjigante të prodhimeve ushtarake.

 

 

Faiku i u përgjigj thirrjes dhe u vendos në Poliçan. Nisi punën e marangozit në uzinë. Ra shpejt në sy specialistet kinezë. Nuk ishte thjeshtë kategoria më e lartë e punës, që ishte kategoria e shtatë ajo që bënte dallimin, por mjeshtëria  dhe njohuritë inxhinierike  me të cilat u jepte zgjidhje problemeve dhe risive në punë.

 

Poliçani kishte shumë specialistë të tillë të aftë e të zotë, që ua kalonin edhe inxhinierëve, me shpikjet dhe punën shkencore të tyre. Një nga këta ishte dhe Faiku.

 

 

Në vitin 1975 doli nevoja për një mësues të punës me dru në shkollën 8-vjeçare “Refat Keli” të qytetit të Poliçanit.

 

 

Në gjithë atë aradhë mjeshtrish të punës me dru e me metal, që kishte Poliçani, u përzgjodh Faiku.

Arsyeja ishte se nuk duhej vetëm mjeshtëria e zanatit, por organizative, edhe mjeshtëria pedagogjike, edhe mjeshtëria e komunikimit. Dhe këto veti i gëzonte vetëm Faiku, një mjeshtër i madh që me duart e tij do të transmentonte dashurinë për këtë profesion tek të tjerët.

 

 

Faiku ishte i veprimit, fliste pak, por fliste me gurë kandari, fjalë që i zinin vend dhe fëmijët e kuptonin shumë mirë. I dha autoritetin e lëndëve kryesore, lëndës së tij, që atëherëe quhej e dorës së dytë. Korrekt në komunikim me kolegët, me të cilët transmentonte paqe e mirësi.

 

 

Nëpër vite u bë pjesë e një bote intelektuale, që, në Poliçan, ishte e pasur. Merrte pjesë në veprimtaritë e ndryshme, në shfaqje të shkollës dhe eksursione.

 

 

Faiku nuk bënte kompromis me parimet e tij. I kishte të shenjta ato dhe besonte, besonte edhe në ditët më të vështira. Ishte vlerë e nuk shkeli kurrë mbi moralin dhe vlerat që besonte.

 

 

Pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve, Faiku nuk priti si shumë të tjerë, iu fut biznesit të vogël privat, aq sa mund të quhej biznes një zdruktari e vogël. Punoi aty, por edhe mendoi të ardhmen.

 

Me nismën që mori Fatosi, nuk tha asnjë fjalë frenuese, u pajtua menjëherë me të dhe filluan bashkë punën familjarisht.

 

U ngrit karburanti dhe pallati i banimit në Tiranë, pastaj edhe ndërtime të tjera në Tiranë.

 

 

Në vitin 2007 nisi ndërtimin  Fafa Premium. Faiku ishte i duruar dhe këmbëngulës si askush, ndaj edhe i këshillonte djemtë mos rrëmbeheshin. I këshillonte ata të paguanin çdo qindarkë detyrim për shtetin dhe për punëtorët.

 

 

Në atë qershor të 2011 Faiku ndahet nga jeta, por edhe nga ëndrra e Fafës që tashmë kishte marrë rrugë të mbarë. Qe goditje për fëmijët e tij, por veçanërisht për Fatosin, i iku udhëheqësi shpirtëror, “Eminenca Gri”, mungesën e të cilit ai e ka ndjerë çdo ditë të vitit deri më sot.

 

Mori një hap të parë simbolik për ta “patur” të atin pranë. I vuri kompleksit emrin Fafa, një bashkim lingustik i dy rrokjeve të para, Faik – Fatos, një emër i stisur mençurisht prej Fatosit që zuri vend, duke u bërë e njohur në saitet më me famë turistike të botës.

 

 

E, megjithatë, për Fatosin përsëri mungonte diçka nga hija e të atit. Vendosi ta përjetësojë me një përmendore tjetër, përmendore që do të përurohet nesër në ora 18:00 në mjediset e FAFA – s.

 

“Orakujt e Tomorrit”