
Platforma mediatike “Orakujt e Tomorrit” falenderon miqtë e saj
Pas më shumë se 3 vjet e gjysmë, me kënaqësi kemi vënë re se platforma mediatike ”Orakujt e Tomorrit” është ndjekur dhe pëlqyer nga miq të njohur personalë dhe virtualë të shumtë, që i ka tejkaluar parashikimet tona.
Ju faleminderit të gjithëve për interesin dhe nxitjen që na keni dhënë nëpërmjet komenteve dhe pëlqimeve (lik – eve, pjaçereve) tuaja.
Siç është thënë edhe më parë,
Platforma mbështetet në arkivin personal gati 50-vjeçar të moderatorit të saj, Zylyftar Hoxha me materiale publicistike, enciklopedike, kryesisht të fushave të memoristikës (historisë), jetëshkrimeve, udhëpërshkrimeve etj., të cilat, një pjesë janë punime të tanishme, ndërsa një pjesë tjetër, janë botuar në shtypin e përditshëm, por edhe në libra.
Kjo është një pronë modeste intelektuale dhe profesionale, të cilën, siç thotë ai, me këtë rast do që t’a bëjë pronë edhe të tjerëve, sepse ndryshe mbeten të vdekura.
Ndoshta për ndokënd edhe mund të mos kenë interes si njohje, sepse mund t’i kenë lexuar dikur dhe diku apo mund të kenë informacione nga burime të tjera për temat që publikohen.
Por është menduar se ato mund të kenë kaluar pa u vënë re në kohën e tyre dhe, tjetra, që mund të ketë interes për t’u ndjekur është se, faktet, ngjarjet, njerëzit, vendet, datat historike e përshkruara janë nga një këndvështrim personal dhe profesional, gjë që mund t’i bëjë ato interesante.
Veç kësaj platforme virtuale administratori Zylyftar Hoxha ka edhe dy të tjera në statusin e Facebook, ku operon me simbolika, foto-arti, foto humori etj., duke menduar se ato u plëqejnë miqve të tij të shumtë.
“Orakujt e Tomorrit”, si borxhli që është me ju, ju detyrohet të gjithëve për vëmendjen e kushtuar!
Me respek dhe dashuri!
Miku juaj, i pandarë real dhe virtual
## “Orakujt…”