Fatime Turhani, kujtimi i një gruaje heroinë
Tameja, siç të gjithë e njihnin, e veja e dëshmorit të atdheut, Halil (Saliko) Turhani, kishte lindur në Prishtë të Skraparit dhe ishte martuar në fshatin Qeshibes.
Nga martesa me Salikon (Halilin) linden pesë fëmijë: Nevruzin (1935), Ferhatin (1936), Përparimin (1938), Zenelin (1940) dhe Afërditën (1943).
Qeshibes 1942, Halil Turhani, Fatime Turhani dhe djali i tyre Zenel Turhani
Bashkëshorti iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit, ku herë pas here kthehej në fshat për të parë familjen.
Gjatë Operacionit të Qershorit 1944, mbeti i vrarë në Gjirokastër, u shpall Dëshmor i Atdheut dhe në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën në varrezat e dëshmoreve të Skraparit.
Nënë Tameja prej vitit 1944, në moshën 28-vjeçare dhe deri sa ndërroi jetë në Tiranë, në vitin 2008, mbajti shaminë e zezë në kokë, rriti me mundime fëmijët, i shkolloi, i martoi, u bë gjyshe disa here.
Jetoi në Tiranë te djali i saj, Ferhati. Pas vdekjes së Ferhatit në vitin 1998, ajo jetoi vetëm me nusen e djalit, Burbuqen, me të cilën ka patur një marrëdhënie të shkëlqyera, si dy shoqe, jo si vjehrra me nusen.
Në çdo datë 5 Maj shtëpia e Ferhatit, ku banonte edhe nënë Tameja, vizitohej nga shumë veta, si familje dëshmori.
Ka pritur dhe përcjellë shumë qeshibesllinjë që vinin në Tiranë për punët dhe hallet e tyre.
Ka lënë pas kujtimin e një gruaje heroinë dhe fisnike, që nuk do të harrohet kurrë
I përjetshëm kujtimi i Saj!