Fatos Muçaj: 64 vite larg Evropës. Përse kaq larg?

Fatos Muçaj: 64 vite larg Evropës. Përse kaq larg?

 

Fatos Muçaj

 

 

Për shkak të rrugëve të këqija?

 

Për shkak të gjeografisë?

 

Për arsye teknike?

 

Apo për shkak të keqqeverisjes?

 

 

Sa thonë dhe kam dëgjuar, ne e kemi të garantar futjen në BE brenda vitit 2030.

 

 

Lexova para disa ditësh në Balkanweb.com:

 

Sipas një studimi të Institutit të Vjenës, Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardet e qeverisjes së vendeve të BE-së.

 

Jo për arsye teknike, por sepse Shteti ynë vazhdon të funksionojë:

 

Si peng i korrupsionit.

 

Si peng i kapjes së institucioneve.

 

Si peng edhe i mungesës së vullnetit politik për ndryshim.

 

Pa të ndalem pak, të marr frymë me hundë dhe të nxjerr me gojë?!…

 

 

Është i besueshëm ky Instituti i Vjenës apo jo?

 

Ku u mbështet dhe ku i gjeti të dhënat?

 

Mos ja ka futur kot, kësaj gjëje?

 

Është i certifikuar ky?

 

Unë e besoj këtë Institut, (amstel), nuk e di për ju, ju keni mendimit tuaj.

 

Ky nuk është një dënim i përjetshëm.

 

Ky është pasqyrë e asaj që klasa politike ka bërë dhe ne e kemi lejuar të ndodhë për dekada.

 

E kemi pranuar vet ne, me dashje dhe pa dashje, me hir dhe pahir, pak nga pak, që padrejtësia të bëhet normalitet, që politika të jetë teatër dhe që shpresa të largohet bashkë me rininë tonë dhe jo vetëm.

 

Kjo duhet të jetë e ardhmja jonë?

 

Prit gomar të mbijë bar?

 

Të presim apo jo, kur vet Evropa të na marri “zvarrë” në gjirin e saj?!

 

Jo, jo, kjo nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.

 

Ne mund dhe duhet të ndryshojmë këtë realitet.

 

 

Ky vend nuk ka nevojë për më shumë premtime dhe “llogje Kavaje”, por për llogaridhënie.

 

Nuk ka nevojë për spektakël, por për institucione të forta dhe qytetarë që nuk dorëzohen.

 

Shpresa nuk është strategji, shpresa është veprimi ynë.

 

 

Është koha të kërkojmë dhe të japim më shumë nga vetja, nga shoqëria dhe mbi të gjitha, nga ata që kemi zgjedhur të na udhëheqin dhe na drejtojnë.

 

 

Miqtë e mi,

 

Evropa nuk është ëndërr.

Evropa është drejtim.

Por vetëm nëse kemi guximin të përballemi me të vërtetën dhe të ndërtojmë një shtet që e meritojmë të gjithë ne qytetarët e këtij vendi.

 

 

Datë 13.10.2025

 

Të hënën erdhi në Tiranë edhe Presidentja e Komisionit Europian, shkëlqesia e saj Znj.Ursula Von Der Leyen.

 

Besoj e keni dëgjuar se çfarë tha.

 

 

Ja disa fjali të thëna prej saj:

 

Keni bërë një progres dhe rrugë të mirë drejtë BE-së.

 

Shqipëria e do Evropën.

 

Jemi me ju drejt kësaj rrugë që po bëni.

 

Ne jemi gati t’u mbështesim në çdo hap.

 

Keni bërë progres të mrekullueshëm me shpejtësi rekord.

 

 

Por tha edhe:

 

Meritat e Shqipërisë drejt BE janë të dukshme, procesi po zgjatet për të forcuar demokracitë.

 

 

Kë të besoj unë tani??

 

 

Institutin e Vjenës?

 

Apo “bjonden”, Presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen?

 

Ju kë besoni?!

 

Do shkojmë drejt BE-së?!

 

Do të na marrin për dore apo “zvarrë” drejtë saj?!

 

Sepse Londra paska ikur në drejtim të pa ditur.

 

 

Ishallah do i Madhi Zot që këto 64 vite larg Evropës, që thotë ky Institut, të jenë gënjeshtër dhe realiteti të jetë siç u shpreh Ursula Von Der Leyen.

 

 

Tung!…

 

#By Fatos Muçaj##

 

Tiranë , 17. 10. 2025