Fatos Muçaj: Njerëzit kanë nevojë për fakte, jo për “fake”, jo për gënjeshtra dhe përralla!…

Fatos Muçaj: Njerëzit kanë nevojë për fakte, jo për “fake”, jo për gënjeshtra dhe përralla!…

Fatos Muçaj

 

Këtë radhë do t’i bie jo shumë gjatë.

 

Ka disa ditë (edhe sot) që në median vizive dhe të shkruar, nga disa parti politike, por edhe nga disa “profesionistë të mbaruar”, flasin për çmimin e naftës, për bursën e naftës, që bursa është ulur sikur ishte para luftës në Ukrainë, për bordin komunist dhe të tjera.

 

Njerëz (në se jeni njerëz!):

 

E dini se sa ishte çmimi në USD për 1 ton/naftë produkt europian, para luftës?

 

E dini se sa ka qënë dje në burs çmimi për 1 ton/naftë produkt europian?

 

E dini sa ka qënë kursi këmbimit të USD para luftës?

 

E dini sa ka qënë dje kursi këmbimit të USD?

 

E dini se sa akcizë, takës qarkullimi, takës karboni dhe TVSH paguhet në doganë për 1 litër naftë?

 

A e dini strukturën e çmimit të shitjes se naftës me shumicë dhe me pakicë?

 

Po të doni i gjeni të gjitha, mos rrini nën hije dhe me gotë birre përpara ose hajdeni se ua tregoj unë.

 

 

Njerëz (në se jeni njerëz!):

 

Në se nuk i dini këto më lartë, qepeni gojën, mbylleni mandallen, mos llomotisni dhe mos u bëni llapaqënë, por mundohuni sa do pak të jeni realë dhe mund të shkoni në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe atje i keni gati të gjitha.

 

 

Dogana merr çdo ditë të dhënat e bursës.

 

I kini që të gjitha atje.

 

Përse nuk shkoni t’i merrni?

 

Përse nuk flisni me shifrat e deklaratës doganore, e cila ka edhe faturat e blerjes se naftës?

 

Përse?

 

Ose

 

Hajdeni  t’u a shpjegoj unë falas se si funksionon kjo gjëja, se e di aq mirë sa nuk ka, si buka që ha, jo si ju, që gënjeni në mes të ditës, që i çoroditni dhe i dezinformoni njerëzit sikur të jenë tufa e deleve që i lë bariu në gojë të ujkut.

 

 

Atëherë:

 

Lërini gjepurat.

 

Lërini llomotitjet.

 

Lërini llapaqëniet.

 

Merruni me faktet.

 

Faktet janë kokëfortë.

 

Njerëzit kanë nevojë për fakte, jo pë fake, jo për gënjeshtra dhe përralla, o të poshtër!…

 

 

Si përfundim:

 

Kush ka frikë nga faktet dhe llomotit, është gënjeshtar, është, siç kanë qejf ta thonë në gjuhën angleze,  “Fake”, që çdo ditë shpërndan “Fake News”.

 

Ju dua fort!…

 

Jo më shumë se veten se ju gënjej.

 

Ruani veten që Zoti t’ju rujë dhe t’ju bekojë!

 

Tung!

 

 

Nga unë qytetari F.Muçaj