Fatos Muçaj, te “Orakulli i Tomorrit” me rubrikën e tij: “Ju dua, por, mos iu genjej, jo më shumë se veten time”!

Fatos Muçaj, te “Orakulli i Tomorrit” me rubrikën e tij: “Ju dua, por, mos iu genjej, jo më shumë se veten time”!

“Nuk keni parë asgjë akoma”!….

Fatos Muçaj

 

Para 5 vjetësh…

 

…Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një intervistë për mediat tha frazën, “Nuk keni parë asgjë akoma”, frazë të cilën ish-shefi i tij e kishte thënë kohë më parë.

 

Saimir Tahiri tha gjithashtu se “e vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të vonojë shumë”…

 

Ku është Tahiri?…

 

Shqipërinë me hashash e mbolli,

Asnjë e vërtetë nuk doli.

Kaposhi, për fat të keq, nuk polli.

 

Para disa ditësh avokati i Lefter Kokës, Julian Mërtiti në një intervistë për mediat ka thënë midis të tjerave:

 

Lefter Koka nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg.

Sot duhet të ishte i lirë.

Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike.

Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani, tha ai.

 

Ku është Lefteri??

 

Çfarë do nxjerrë nga defteri??

Ngelet për t’u parë

A do të mbijë kjo kokërr farë??

 

Para disa ditësh në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Y. Kim pohoi se ata që tentojnë të kthejnë Shqipërinë pas, duhet të ndalojnë.

Ambasadorja e SHBA-ve, Y. K im ka dhënë një mesazh të fortë për ata që tentojnë që të manipulojnë drejtësinë, me dhurata apo kërcënime.

“Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, për të premtuar dhurata, formojnë baza për një sekret tjetër të errët.

Kjo kohë ka përfunduar.

Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

Ndaloni”!

 

Për kë ta ket Kimë vallë??

Se nuk po e gjej dot

Mendja po më vjen vërdallë?!…

A mos ja ka futur kot?

 

Dje Milan-Monza  4:1.

 

Forca Milan!…

 

Po ai Napoli si fitoi sot me Romen 0:1?

Është mirë Napoli sivjet.

 

E megjithatë “Forza Milan”!…

 

Ju dua, por mos iu gënjej, jo më shumë se veten time!

 

Tung!

Ju përshëndes!