Festa në vendlindje, aty ku gjithçka ka vlerë, aty ku ajri që thith është vet jeta

Festa në vendlindje, aty ku gjithçka ka vlerë, aty ku ajri që thith është vet jeta

 

 Luftar Hasanllari

 

E ku tjetër veçse në vendlindje, ku kemi lindur dhe u rritëm, aty ku mësuam Abc – në, ku morëm mësimet e para për jetën, e ku tjetër veç në Çorrotat.

 

Mes bukurive dhe vështirësive të atyre viteve arritëm t’i dalim zot vetes edhe pse larg këtj vendi të bukur, të krijojmë familjet tona, të krijojmë jetën tonë të re, por gjithmonë duke mos harruar vendlindjen.

 

 

Mbas shumë vitesh dhe mbas shumë thirrjesh, me dëshirën e madhe për vendlindjen, por edhe mallin e madh të krijuar ndër vite, u bë e mundur të caktohet një ditë për të organizuar udhëtimin aq të dëshiruar nga të gjithë.

 

 

Fillimisht në 6 qershor 2021 ishin disa dhjetra pjesëmarrës në këtë festë, por vitin e dytë pjesëmarrja ishte suprizë, për mos thënë që këtë vit ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme po të kemi parasysh që fshati Çorrotat ne vitin 1991 numëronte vetem 42 familje.

 

 

Fal ëdhe investimit të bërë nga bijtë e fshatit, Jashar Paja dhe Ajet Hasanllari, por dhe punës së palodhur të djemve të fshatit, Jetnor Arjan Paja, Mitat Hasanllari, Sadik Xhallari, Elidon Osmanllari, Albert Paja, por edhe të çunave të Fuatit, Algenit dhe Andri Qazimllarit u bë e mundur ndërtimi i kapanonit ku ne qëndruam këtë radhë, i cili vitin tjetër do ketë edhe më shumë investime si, shtrimi me beton i pistës se vallëzimit, por edhe mbulimi i saj, me qëllim te evitojmë pluhurin dhe vapën.

 

 

Si pjesë e organizimit, u gëzova shumë kur shikoja makina pafund që mbërrinin nga të katër anët. Kurrë më paëe nuk ishin parë kaq shumë makina në atë fshat të vogël, për t’iu gëzuar takimeve të bukura dhe të përzemerta. Ishte një gëzim i papërshkrueshëm, kur shikoje Syrjanin mbi 80 vjeç, Kujtimin, Agronin, Kadriun nga Shkodra që kishte 40 vite pa shkelur vendlindjen, me çunat e nipërit e Fuatit, me Bledi që vinte nga Lezha.

 

 

Vazhdon me të tjera takime dhe çaste të gëzuara kur nga një tjetër makinë zbriste Kapllani, Emiri dhe Fidaria me fëmijet nipërit dhe mbesat, me tutje Dulja, Elmazia me familjet dhe niprit e mbesat, me Ferdinantin që vinte nga Greqia dhe Seferin, Monën dhe Klarën.

 

 

Alia me Mondin dhe fëmijët, Symja gjithashtu me familjen ishin pjesë e tavolinës së Albertit, të cilin në veçanti e përshëndes dhe uroj Zoti ju dhëntë shëndet.

 

 

Me Lefterin, me çunat, Muharremin dhe Adriatikun, me Etlevën me bashkëshortin, Pajtimin e shumë të tjerë, të cilëve iu kërkoj ndjesë, nëse s’i kam përmendur

 

 

Një risi e re, pjesë e organizimit, ishte edhe Lenci nga Zereci, të cilin dua ta falenderoj për shërbimin e ofruar dhe uroj të jetë çdo vit pjesë e festës tonë.

 

 

Për të vazhduar me traditën e Skraparit, dollinë, nëpërmjet së cilës me pak shëndete, por me shumë dashuri, u përcollën mesazhe bashkimi, mesazhe vllazërimi dhe vazhdimësie nga të gjithë, e të shoqëruara me këngë tradicionale tëkënduara nga Kapllani, Agroni, Emiri, Lefteri, Jetmiri dhe Mitati, aa shtuan bukurinë këtij takimi tashmë të përvitshëm.

 

 

Nëpërmjet këtyre rreshtave falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, por edhe ata që nuk patën mundësi t’i bashkohen kësaj feste, me shpresën se vitin tjetër do t’a bëjmë edhe më të madhe, edhe më të bukur!